Nga Papa te Ieronymos, fragmentet e Partenonit
R. SH. - Vatikan
Një "shenjë konkrete e dëshirës së sinqertë për të vazhduar ecjen në rrugën ekumenike të dëshmimit të së Vërtetës". Për këtë arsye - sqarohet në një njoftim të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë - Papa Françesku "vendosi t'i japë Fortlumturisë së Tij Ieronymos II, Kryepeshkop i Athinës dhe i gjithë Greqisë, tre fragmentet e Partenonit, ruajtur me kujdes për shekuj në Koleksionet Papnore dhe në Muzetë e Vatikanit, ekspozuar për miliona vizitorë nga e gjithë bota”.
Takimi me Ieronymos
Një vit më parë, Ieronymos dhe Papa u takuan, më 4 dhe 5 dhjetor, me rastin e udhëtimit të Françeskut në Qipro dhe në kryeqytetin grek. Të dy ripohuan dëshirën për ta vazhduar së bashku rrugën e vëllazërisë dhe të paqes. Françesku, me këtë rast, i pranoi gabimet e bëra nga katolikët dhe i ftoi ortodoksët të rizbulojnë unitetin, që e bën dëshminë e krishterë të besueshme.
Partenon
Il Partenone (in greco antico: Παρθενών, Parthenṓn /partʰe'nɔ:n/; in greco: Παρθενώνας, traslitterato: Parthenṓnas /parθe'nɔnas/) Tempull kushtuar perëndeshës Athena Parthenos, është një nga tempujt kryesorë dorikë, i ruajtur deri më sot. Mbetet edhe më madhështori nga monumentet e krijuar në kohën e Perikliut.
Partenoni u ndërtua mbi një tempull të shekullit të 6-të para Krishtit, i njohur si Hekatompedon, shkatërruar nga Persianët.
Ndërtesa e Parthenonit, e realizuar me mermer të bardhë nga mali Pentelikus, u ndërtua për të vendosur shtatoren prej ari dhe fildishi të Athena Parthenos, një skulpturë kolosale dymbëdhjetë metra e lartë e skalitur nga Phidias.
Rreth 70 metra i gjatë dhe 30 metra i gjerë, Parthenoni është i rrethuar me kolona që të mahnisin me artin e tyre.
Prej këndej arritën në Romë fragmentet e vendosura në Muzetë Vatikanase.