Kërko

Bekimi i Shtatoreve të Krishtit Fëmijë Bekimi i Shtatoreve të Krishtit Fëmijë 

Françesku bekon shtatoret e Krishtit Fëmijë dhe lutet për ukrainasit e vegjël

Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, mendimi i Papës shkoi tek të gjithë fëmijët e botës, por, sidomos, tek ferishtet që jetojnë “ditët e tmerrshme, të errëta të luftës”. Pas lutjes së Engjëllit kujtoi edhe se sot është Dita Botërore e Maleve, tema e së cilës sivjet vit u kushtohet grave.

R. Sh. - Vatikan

 “Bekimi tradicional i Shtatoreve të Krishtit Fëmijë, që të vegjlit i sollën përsëri në Sheshin e Shën Pjetrit, për t'i vendosur më pas në Shpellat e shtëpive të tyre, e nxiti Papën për të bërë, si gjithnjë në Angelus, thirrje të re për Ukrainën:

“Ju ftoj të luteni, përpara grazhdit, që Krishtlindjet e Zotit të sjellin një rreze paqeje për fëmijët e mbarë botës, veçanërisht për ata që detyrohen të jetojnë ditët e tmerrshme dhe të errëta të luftës në Ukrainë, e cila i bën të shpërndahen shumë e shumë fëmijë”.

Françesku, më pas, kujtoi se sot përkujtohet edhe Dita Botërore e Maleve që "na fton ta vlerësojmë rëndësinë e këtij burimi të mrekullueshëm për jetën e planetit dhe të njerëzimit".

Tema e këtij viti - "Gratë tundin malet" - është kjo, apo jo? Gratë lëvizin malet! – na kujton rolin e gruas në kujdesin për mjedisin dhe në ruajtjen e traditës së popullsisë malësore. Nga malësorët mësojmë ndjenjën e bashkësisë dhe të ecjes krah për krah!

Përshëndetja qyteteve më të ndotura të Italisë

Së fundi, përshëndetja e grupeve të pranishme në Sheshin e Shën Pjetrit, ardhur nga të katër anët e botës. Një mendim  i posaçëm, tejet i përzemërt për të burgosurit e burgut “Due Palazzi” të Padovës dhe "përfaqësuesit e qytetarëve që jetojnë në zonat më të ndotuar të Italisë, duke shpresuar të gjindet zgjidhja e problemeve të  tyre të rënda si dhe e sëmundjeve, që vijnë nga ky mjedis i ndotur”.

11 dhjetor 2022, 14:00