Bruni: Papa i nderit, në gjendje të qëndrueshme. Françesku përsërit ftesën për lutje
Drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit jep lajme mbi gjendjen klinike të Benediktit XVI, i cili "arriti të pushojë mirë mbrëmë". Gjendja e përgjithshme mbetet e qëndrueshme
R.SH. – Vatikan
“Papa i nderit arriti të pushojë mirë mbrëmë e sot, është absolutisht i kthjellët dhe vigjilent”: kjo deklaratë është e drejtorit të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, i cili iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për shëndetin e Benediktit XVI.
"Edhe pse gjendja e tij mbetet serioze - shtoi ai – tani për tani, ajo është e qëndrueshme". Bruni kujtoi gjithashtu se "Papa Françesku përsërit ftesën që të lutemi për të dhe ta shoqërojmë në këto orë të vështira".
29 dhjetor 2022, 15:11