Papa: murgjve Cistercensё, tё ecim së bashku, tё sintonizuar me zemrën e vetme të Kishës

Duke folur me murgjit Cistercensё tё Rregullës sё Përbashkët, të cilёt i takoi sot në Sallën Klementine, në Vatikan, me rastin e Kapitullit të tyre të Përgjithshëm, Papa Françesku theksoi rëndësinë e ndjekjes së Jezusit në komunitet, por secili me ritmin e tij, duke u hapur dhe duke dalë për t'u takuar me të tjerët. Varfëria më e madhe tё çon të jesh më i disponueshëm për Zotin me tё gjithë forcën dhe tё metat personale

R.SH. - Vatikan

Të ecur së bashku pas Jezusit "për të qenë me Të, për ta dëgjuar, për ta zbatuar": kjo është ftesa që Papa Françesku u drejton murgjve Cistercenës të Rregullës së Përbashkët të mbledhur në Sallën Klementine të Pallatit Apostolik, nё Vatikan,  me rastin e Kapitullit të tyre të Përgjithshëm. Është një udhëtim që duhet bërë “secili me hapin e tij”, “me historinë e tij unike dhe të papërsëritshme, por së bashku”, në bashkësi, saktёson Papa Françesku, ashtu si edhe të dymbëdhjetët (apostuj) “që ishin gjithmonë me Jezusin dhe ecën me të”. Ata nuk e kishin zgjedhur njëri-tjetrin, por ishin zgjedhur nga Jezusi dhe "nuk ishte gjithmonë e lehtë të merreshin vesh: ata ishin të ndryshëm nga njëri-tjetri", secili me të metat e veta dhe krenarinë e vet".

Edhe ne jemi të tillë dhe nuk e kemi të lehtë të ecim sё bashku e tё jemi në bashkësi. Megjithatë, kjo dhuratë e marrë nuk pushon së mahnituri dhe na jep gëzim: të jesh komuniteti i tij, ashtu siç jemi, jo tё përsosur, jo uniform, jo, jo kёshtu, por tё thirrur, tё përfshirë, tё ftuar për të qenë dhe pёr tё ecur së bashku pas Tij, Mësuesit dhe Zotit tonë.

Hapja ndaj të tjerëve dhe ecja, tё bashkuar, në Kishë

Tё hapesh dhe tё shkosh nё takim drejt tjetrit, Papa e quan "respektim e zbatim tё përbashkët të Krishtit", e shpjegon se kjo "sjell një angazhim të vazhdueshëm konvertimi". Kjo “vlen edhe për komunitetin”, i cili nuk duhet të jetë vetë-referues, por “ekstrovert, mikpritës dhe misionar”. Është një modalitet që i detyrohet edhe Shpirtit Shenjt, i cili "ngjall një larmi të madhe karizmash dhe formash jete, një "simfoni" të madhe, por kjo e fundit është e mundur aty ku nuk ka "ecje kaotike, secili pёr hesap tё vet, por “një ecje së bashku, të gjithë të sintonizuar me zemrën e vetme të Kishës që është dashuria”.

Nuk ka bashkim pa kthim, prandaj ky është domosdoshmërisht fryti i Kryqit të Krishtit dhe veprim i Shpirtit, si në individë ashtu edhe në bashkësi.

Një frymë misionare që vlerëson diversitetin

Cistercenëve që i hapen frymës misionare dhe synojnë të rrisin e vlerёsojnё "edhe komplementaritetin ndërmjet mashkullit dhe femrës, si dhe diversitetin kulturor ndёrmjet anëtarëve aziatikë, afrikanë, latino-amerikanë, të Amerikës së Veriut dhe Europës", Papa shpreh, më pas vlerësimin e tij, duke falënderuar rregulltarët për angazhimin e bërë në këtë drejtim.

Sot, përvoja e përballjes me diversitetin është një shenjë e kohës. Kontribut juaj ёshtё  i çmuar, veçanërisht i pasur, sepse, për shkak të vokacionit tuaj soditës, ju nuk kënaqesh me bashkimin e diversitetit në një nivel sipërfaqësor, ju e përjetoni diversitetin edhe në nivelin e brendësisë, të lutjes, të dialogut shpirtëror. Dhe kjo e pasuron “simfoninë” me rezonanca më të thella e më gjeneruese.

Më tё varfër për të qenë më tё disponueshëm ndaj Zotit

Së fundi, Papa Françesku inkurajon synimet e rregulltarëve për "një varfëri më të madhe, si nga aspekti shpirtëror ashtu edhe nga të mirat, për të qenë më të disponueshëm për Zotin", me gjithë forcën dhe tё metat personale, duke i ftuar murgjit të lavdërojnë Zotin "për pleqëri dhe rininë, për brishtësinë dhe shëndetin e mirë, për komunitetet në "vjeshtë" dhe ato në "pranverë", duke vënë në pah se gjëja thelbësore është "të mos lejojmë që i ligu të na vjedhë shpresën". Shpresa për të cilën varfëria ungjillore është plot, siç mëson Jezusi në fjalimin e tij mbi Lumturitë: "Të lumёt ju, të varfër, sepse e juaja është mbretëria e Zotit".

17 tetor 2022, 12:45