Papa: laikët më përgjegjës për jetën dhe të ardhmen e Kishës
R.SH. - Vatikan
Papa Françesku u flet për "sinodalitetin" dhe "bashkëpërgjegjësinë" e laikëve Misionarëve të Mariannhill-it, të cilёt i priti sot paradite në audiencë me rastin e kapitullit të 17-të të përgjithshëm që kremtohet pas njëqindvjetorit të Kongregatës rregulltare, lindur në Afrikën e Jugut me frymëzimin e misionarit trappist austriak Franz Pfanner dhe shokëve të tjerë murgj trapistë. Dhe pikërisht fillimet e komunitetit rregulltar Papa i kujtoi nё fjalёn e tij, duke i ftuar Misionarët e Mariannhill-it të mbajnë të gjallё e pёrforcojnё "karizmen themeltare", e cila "bashkon besnikërinë ndaj këshillave ungjillore me pasionin për përhapjen e ungjillit ad gentes dhe rritjen e Mbretërisë së Krishtit në shenjtëri, drejtësi dhe paqe”.
Jeta dhe e ardhmja e Kishës
Në fjalimin e tij, Papa i shikon më pas ngjarjet aktuale, në dritën e temës së kapitullit - të 17-të të përgjithshëm tё Misionarëve të Mariannhill-it - Solidariteti: thirrje për të pasur një shpirt dhe një qëllim - qё, thekson Ati i Shenjtё, "është veçanërisht i rëndësishëm, në dritën e rrugës më të gjerë sinodale të ndërmarrë në këto muaj nga Kisha universale”. Është një "udhëtim kishtar" që "synon të nxisë bashkësinë, pjesëmarrjen dhe angazhimin misionar të të gjithë të pagëzuarve, përmes një procesi tё shoshitjes shpirtërore të përqendruar në takimin, dëgjimin dhe reflektimin, pёr tё arritur deri te një hapje gjithnjë e më e madhe ndaj risisë sё Shpirtit Shenjt dhe sugjerimeve tё tij”.
Një element thelbësor i rrugëtimit sinodal është zhvillimi i ndjenjës më të madhe të bashkëpërgjegjësisë së besimtarëve laikë për jetën dhe të ardhmen e Kishës.
Konvertimi baritor
Misionarët e Mariannhill mund të jenë një shembull në këtë kuptim: "Historia e Kongregatës tuaj rregulltare - kujton Papa - tregon se, që nga fillimi, predikimi i Ungjillit u shoqërua me angazhimin për t’i inkurajuar thirrjet indigjene ( autoktone), për të promovuar zhvillimin njerëzor integral brenda komuniteteve lokale dhe për të zhvilluar frymën e njё përgjegjësie të përbashkët për të mirën e tё gjithёve”.
Ndërsa këmbëngulni në përpjekjet tuaja për të çuar përpara këtë unitet dhe solidaritet në shërbim të Ungjillit, ju inkurajoj të kultivoni një konvertim të vazhdueshëm baritor, i cili mund të gjejë shprehje në çdo dimension të jetës dhe tё veprimtarisë së kongregatës tuaj, nga formimi meshtarak dhe shpirtëror i laikëve deri te planifikimi konkret i projekteve apostolike.
Zëri i Shpirtit
Dhe nëse sinodaliteti në të cilin thirret Kisha në këtë kohë nënkupton "të ecim së bashku dhe të dëgjojmë së bashku", sigurisht, pohon Papa Françesku, "zëri i parë që duhet të dëgjojmë duhet të jetë ai i Shpirtit Shenjt". Një dëgjim që Papa e përkthen në një metaforë magjepsëse:
Jo larg nesh ndodhet obelisku i madh i Sheshit të Shën Pjetrit. Ju të gjithë e njihni përshtypjen që i bëri Abbot Pfanner historia e ngritjes së monolitit të madh. Pavarësisht përpjekjeve të pafundme njerëzore, obelisku mundi të shpëtohej nga rënia në momentin e fundit vetëm duke derdhur ujë mbi litarët. Sot, si gjithmonë, uji i Shpirtit Shenjt nevojitet, jo vetëm për ta bërë të frytshme punën e duarve tona, por mbi të gjitha për të zbutur terrenin e fortë të zemrave tona.
Zbutur e bamirësisë
“Pa zemra të ngurta, pa zemra të mbyllura”, është rekomandimi që Papa u lë, pra, Misionarëve të Mariannhill-it, duke siguruar lutjet e tij dhe duke uruar qё kapitulli i17-të i tyre i përgjithshëm të sjellë “fryte të begatshme shpirtërore”. Së bashku me këtë, urimi për "zbutjen e dashurisë bamirëse":
Me dashurinë e afërt bamirëse dhe fjalën e butë, të butë që bën Shpirti kur punon në zemër. Dhe atё butësi tё bukur: atё jua uroj.