Kërko

Papa Françesku lutet për viktimat e shtypura nga turma në Seul

Papa kujtoi, gjatё lutjes sё Engjёlli Tёnzot, të rinjtë që vdiqën tё shtypur nga turma mbrëmë në kryeqytetin korean. Në mesin e 153 tё vdekurve, që dihen deri më tani, në Seul edhe shtetas të vendeve të tjera të ndryshme duke përfshirë Kinën, Iranin, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara.

R.SH. - Vatikan

"Të lutemi për ata - veçanërisht të rinjtë - që vdiqën natën e kaluar në Seul, për shkak të pasojave tragjike të një turme të grumbulluar papritmas ". Me këto fjalë Papa Françesku sot, gjatё lutjes sё Engjёllit Tёnzot, deshi të shprehte menjëherë afërsinë e tij me Korenë e Jugut tё tronditur nga tragjedia e kësaj nate, qё ndodhi gjatë festimeve tё Halloween në lagjen Itaweon, më e frekuentuara nga të rinjtë.

Papa shpehu ngushëllimet e tij në fund të lutjes së Engjëllit Tёnzot, kremtuar me besimtarё si zakonisht në sheshin e Shën Pjetrit. Ati i Shenjtë e lidhi lutjen për këto jetë të thyera me ato të marra nga dhuna terroriste në Mogadisho, në një atentat që shkaktoi më shumë se njëqind viktima, duke përfshirë shumë fëmijë. “Zoti i ktheftë zemrat e të dhunshmëve”, tha Papa.

Ndërkohë, në Seul numri i të vdekurve ka shkuar në 153 tё vdekur të konfirmuar, por mes dhjetëra të plagosurve 19 janë në gjendje të rëndë. Pjesa dërrmuese e tyre janë vajza nga 20 deri në 30 vjeç që ishin mbledhur në klubet e kësaj zone të kryeqytetit korean. Mes viktimave janë edhe 22 shtetas të huaj: sipas njoftimeve tё policisё koreane bëhet fjalë për shtetas të Kinës, Iranit, Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Francës, Australisë, Vietnamit, Uzbekistanit, Norvegjisë, Kazakistanit, Sri Lankës, Tajlandës dhe Austrisë.

30 tetor 2022, 15:48