Papa: bota është në luftë, kjo duhet të na bëjë të reflektojmë
R.SH. - Vatikan
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) ka lindur për t'iu përgjigjur nevojave të kaq shumë njerëzve të dërrmuar nga varfëria dhe uria në kuadrin e luftës së dytë botë. Edhe sot, për fat të keq, jetojmë në një kontekst lufte, të cilën mund ta quajmë 'luftë e tretë botërore'. Bota është në luftë dhe kjo duhet të na bëjë të reflektojmë.” Kështu tha Papa në një mesazh drejtuar drejtorit të përgjithshëm të FAO-s, Qu Dongyu, me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit, që kremtohet më 16 tetor.
“Tema e Ditës së këtij viti – kujtoi Papa – është: 'Mos lini askënd pas. Prodhim më tё mirë, ushqimi mё tё mirё, një mjedis më të mirë dhe një jetë më të mirë për të gjitha'. Sigurisht që nuk ёshtё e mundur tё përballën krizat e shumta që sot prekin njerëzimin, nëse nuk punojmë dhe nuk ecim së bashku, pa lënë asnjë njeri pas. Për këtë është e nevojshme, mbi të gjitha, që ne t'i shohim të tjerët si vëllezër dhe motra tona, si anëtarë të sё njëjtës familje tonë njerëzore, vuajtjet dhe nevojat e së cilёs na prekin të gjithëve", sepse nëse një anëtar vuan, të gjithë të tjerët vuajnë me të".
"’Katër përmirësimet’ - prodhimi më i mirë, ushqimi më i mirë, mjedisi më i mirë dhe jeta më e mirë për të gjithë - që përbëjnë temën e këtij viti - vazhdoi Papa Françesku në mesazhin e tij në spanjisht - më lejoni të përmend rëndësinë e Kornizës Strategjike të FAO-s për periudhën 2022-2031 dhe theksojnë nevojën që ndërhyrjet të planifikohen dhe programohen në mënyrë që të kontribuojnë në çrrënjosjen totale të urisë e kequshqyerjes dhe nuk janë thjesht përgjigje ndaj mungesave rrethanore ose apeleve të bёra për shkak të emergjencave.
Për të arritur zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme, është e nevojshme të ripohohet urgjenca e trajtimit të problemit të varfërisë, së bashku, në të gjitha nivelet, i cili ёshtё ngushtë i lidhur me mungesën e ushqimit adekuat”.
Së fundi, Papa Françesku rinovoi edhe një herë angazhimin e Selisë së Shenjtë e të Kishës Katolike për të ecur së bashku me FAO-n dhe organizata të tjera ndërqeveritare që punojnë në emër të të varfërve, duke vënë në radhë të parë vëllazërinë, harmoninë dhe bashkëpunimin e anasjelltë, pёr tё zbuluar horizonte që sjellin përfitime të vërteta për botën, jo vetëm për sot, por edhe për brezat që do të vijnë”. Papa pohoi se “mposhtja e urisë, një herë e përgjithmonë” është “një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit” dhe është “synim ambicioz”.