Kërko

Mogadisco, il luogo dell’attentato Mogadisco, il luogo dell’attentato

Dhimbja e Papёs pёr atentatin në Mogadisho: Zoti i ktheftë zemrat e të dhunshmëve

Papa Françesku kërkon lutje për atentatin që në kryeqytetin somalez shkaktoi mbi njëqind të vdekur, duke përfshirë shumë fëmijë, përgjegjësinë e tё cilit e morën milicët e al-Shaabab. Apeli i presidentit Hassan Sheikh Mohamu drejtuar komunitetit ndërkombëtar që të dërgojë mjekë në vend

R.SH. - Vatikan

Apeli i Papës , gjatë përshëndetjeve, pas lutjes sё Engjёllit Tёnzot, drejtuar turmës sё besimtarëve të mbledhur sot nё mesditё në sheshin e Shën Pjetrit me diell, për Somalinë nё shënjestër tё dhunës terroriste:

Ndërsa kremtojmë fitoren e Krishtit mbi të keqen dhe vdekjen, të lutemi për viktimat e sulmit terrorist që vrau më shumë se 100 njerëz, përfshirë shumë fëmijë, në Mogadisho. Zoti i ktheftë zemrat e dhunuesve!

Pesë vjet më vonë, në të njëjtin vend, një tjetër masakër ndaj të pafajshmëve. Mbi njëqind viktima, në tetor 2017 kanё qenё  500, nga atentati i dyfishtë që goditi pasditen e djeshme kryeqytetin somalez Mogadisho, përballë Ministrisë së Arsimit, që shkaktoi edhe mbi 300 të plagosur.

Dy makina bomba shpërthyen brenda pak minutash nga njëra-tjetra. Sulmi u mor përsipër nga grupi al-Shabaab, i lidhur me al-Kaedën, i cili dyshohet se kishte nё shënjestër ministrinë tё cilёn e konsideron si "bazë armike" që mbështetët nga vendet jomuslimane dhe se "është e angazhuar për t’i larguar fëmijët somalezë nga feja islame". Grupi, në të kaluarën, pati deklaruar se do të vazhdonte aksionin e tij terrorist deri në krijimin e një shteti islamik të qeverisur nga ligji i sheriatit.

30 tetor 2022, 15:28