Kërko

Papa: tё rizbulojmё Koncilin II Vatikanit për të përballuar të ardhmen së bashku

Parathënia e Papës, për librin kushtuar 60 vjetëve të Koncilit II të Vatikanit, që shënoi kthesën e madhe, në rrugën ku ecën Kisha, “Nga Koncili i Dytë Ekumenik i Vatikanit kemi marrë shumë. Kemi thelluar rëndësinë e popullit të Zotit, gjë që na ndihmon të kuptojmë faktin se Kisha nuk është elitë priftërinjsh, çdo i pagëzuar është subjekt aktiv i ungjillëzimit. Koncili dhe rruga e tanishme sinodale që ka në qendër ungjillizimin

R.SH. - Vatikan

“Jemi përudhë, e një fazë themelore e këtij shtegtimi, është kjo që po përjetojmë me Sinodin dhe që na kërkon të dalim nga logjika, sipas së cilës: “kështu është bërë gjithmonë”. Dolëm, pra, nga zbatimi i skemave të zakonshme të vjetra, nga reduksionizmi, që përfundon me mbërthimin në të njëjtën kornizë, të të gjitha gjërave, që tashmë dihen dhe praktikohen” - shkruan Papa në parathënien e librit të ri të Marco Roncallit dhe Ettore Malnatit “Gjoni XXIII”.

Vatikani II,  “Koncil për botën”

Papa vazhdon: “Një libër si ky (Bolis Edizioni), i cili na ndihmon të rizbulojmë frymëzimin e Koncilit dhe na tregon sesi hap pas hapi kjo ngjarje e shndërroi jetën e Kishës, është mjet për të përballuar më mirë rrugën sinodale, e cila bëhet mbi të gjitha nga dëgjimi, përfshirja, aftësia për t’i lënë vend frymës së Shpirtit Shenjt, duke ia lënë atij mundësinë të na prijë”. Papa Françesku shpjegon më tej: "Kisha nuk është elitë, Koncili II i Vatikanit e ndryshoi historinë. Nga Koncili i Dytë Ekumenik i Vatikanit kemi marrë shumë. Kemi thelluar, p.sh., rëndësinë e popullit të Zotit, kategori kryesore në tekstet konciliare, kujtuar njëqind e tetëdhjetë e katër herë, gjë që na ndihmon të kuptojmë faktin se Kisha nuk është elitë priftërinjsh dhe njerëzish të shuguruar dhe se çdo i pagëzuar është  subjekt aktiv i ungjillëzimit. Koncili dhe rruga e tanishme sinodale nuk do të kuptohej, nëse nuk do të vihej në qendër të të gjithë ungjillizimit” .

Kisha nuk është elitë, Koncili II i Vatikanit e ndryshoi historinë

Në prag të gjashtëdhjetëvjetorit të hapjes së Koncilit, më 11 tetor 1962, Malnati dhe Roncalli, njëri teolog e tjetri eseist, botojnë këtë vepër kushtuar njërës nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kishës. “Duke rishikuar në këto faqe vitet e përgatitjes dhe, më pas, sesionin e  parë të Koncilit, i vetmi që kryesoi Gjoni XXIII para vdekjes, mund të kuptohet menjëherë mirë sesi Papa u përpoq të pajtonte rolin e tij si Bari universal, me respektin për mendimin dhe punën e ipeshkvijve. “I këshilloi,  i dëgjoi, u la lirinë e kërkimit, duke ndërhyrë vetëm kur ishte e nevojshme” – vëren, duke paraqitur këto faqe, kreu i bashkësisë ekumenike të Taizésë, Fra Alois, i cili thekson: “Një nga aspektet interesante të këtij libri, është citimi i vazhdueshëm, shumë i shpeshtë, i burimeve të drejtpërdrejta: i faqeve të ditarit personal të Atit të Shenjtë, por edhe atyre të protagonistëve të ndryshëm të Koncilit, duke na lënë të nënkuptojmë pritjet, shpresat dhe ankthet e të dyja palëve”.

 Libri e përshkon gjithë ngjarjen konciliare gjatë papnisë së Gjonit XXIII: frymëzimin dhe vendimin, idenë dhe perspektivën e re, njoftimin, fazën parapërgatitore dhe përgatitore, hapjen e asamblesë dhe fillimin e trazuar, linjat, protagonistët, problemet e krijuara në seancat, deri në vdekjen e Papës Roncalli dhe vazhdimin e Koncilit nga Papa Pali VI.

30 shtator 2022, 16:57