Kërko

World Alzheimer's Day marked in Bangalore World Alzheimer's Day marked in Bangalore

Alzheimer: Papa, të lutemi që të sëmurët të ndihmohen më shumë

Papa Françesku kujtoi ditën e sotme botërore të Alzheimerit, sëmundje “që prek shumë njerëz”, duke i flakur shpesh “në skutat e shoqërisë”. E ftoi që të sëmurët me Alzheimer dhe familjet e tyre të mbështeten dhe të ndihmohen gjithnjë e më shumë. Ftoi edhe për t’u lutur “për burrat dhe gratë me hemodializë, dializë dhe transplant” të përfaqësuar nga një grup i pranishëm në Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan.

R.SH. - Vatikan

Në fund të katekizmit tё audiencёs sё sotme tё pёrgjithshme, në gjuhë të ndryshme, mbajtur para dite nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan, Papa Françesku kujtoi "ditën e sotme botërore të Alzheimerit, sëmundje “që prek shumë njerëz, duke i flakur shpesh “në skutat e shoqërisë”. E ftoi që të sëmurët me Alzheimer dhe familjet e tyre të mbështeten dhe të ndihmohen gjithnjë e më shumë. Papa ftoi edhe për t’u lutur  “për burrat dhe gratë me hemodializë, dializë dhe transplant”  të përfaqësuar nga një grup i pranishëm në Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan. 

21 shtator 2022, 12:09