Kërko

Ukraina në luftë! Ukraina në luftë! 

Françesku: pranë Ukrainës, që përjeton mizori të jashtëzakonshme

Pas lutjes së Engjëllit, Papa i ftoi të gjithë besimtarët ta ndihmojnë me lutje dhe solidaritet popullsinë e Ukrainës, të tronditur barbarisht nga lufta.

R. SH. - Vatikan

Fjala kryesore, që e frymëzon, të cilën ia kujton gjithnjë edhe botës, është këmbëngulja. Nuk mund ta quajmë ndryshe ngulmin e Françeskut që, prej gjashtë muajsh, po e shoqëron popullin ukrainas - veçanërisht në audiencat e përgjithshme dhe në lutjet e Engjëllit të Tënzot - me reflektimet e tij në rritje. E edhe me thirrje, me lutje a qoftë edhe me një frazë të thjeshtë solidariteti - pavarësisht nga tema që  trajton atë ditë.

Për të 13-tën herë radhazi, që nga 5 qershori, përsëri nga dritarja e pallatit apostolik, gjatë përshëndetjeve të grupeve, në Sheshin e Shën Pjetrit, pas Engjëllit, Papa bëri një thirrje të re për dramën “e përbindshme” që po vuan vendi i Evropës Lindore:

“Ngulmojmë në afërsinë dhe në lutjen për popullin e dashur ukrainas, i cili po përjeton mizori të jashtëzakonshme”.

Kjo, ftesa e Papës, me bindjen se lutja e popujve në kor, nuk ka sesi të mos dëgjohet deri në rrethet më të larta qiellore!

Vise ku endet vdekja, kryesisht e civilëve

Ndërkaq, në terren, ndërsa bombardimet ruse dhe reagimi i armatosur ukrainas vazhdojnë, njerëzit e thjeshtë ndodhen dashka-pa-dashka, në mes të zonave të shndërruara në vija fronti. Shërbimi për shtyp i Administratës Ushtarake Rajonale të Zaporizhzhia-s, i rimarrë nga Ukrinform, raporton se vetëm dje mbi një mijë vetë, përfshirë 324 fëmijë, u evakuuan nga zona e termocentralit bërthamor, pushtuar nga ushtria e Moskës. Por të pandërprera janë edhe buletinet me burime të ndryshme që numërojnë çdo ditë civilët e vdekur dhe të plagosur, veçanërisht në rajonin e Donjeckut.

21 gusht 2022, 14:32