Kërko

Logo della visita del Papa ad Aquila Logo della visita del Papa ad Aquila

Paraqitet logoja e vizitës së Papës në Aquila

Papa Françesku në Aquila me 28 gusht: sot u paraqit logoja e vizitës papnore. Kardinali Petrocchi: “dashuri e thellë për bashkësinë akuiliane”.

R.SH. - Vatikan

Kryeipeshkvi i Aquila-s, kardinal Giuseppe Petrocchi, paraqiti sot paradite logon e vizitës baritore të Papës Françesku në kryeqytetin e Abruzzo-s, më 28 gusht. Në të bie në sy figura e Atit të Shenjtë, që i pëshëndet besimtarët me dashuri. Në sfond, rozoni i Bazilikës së Shën Marisë së Collemaggios, simbol i vetë qytetit të Aquila-s”. “Nga sytë e Papës buron butësia dhe dashuria e thellë për bashkësinë e Aquilës. E Ati i Shenjtë ua transmeton të gjithë atyre, që e shikojnë”. Këtë kujtoi kardinali, duke përfunduar me shprehjen “Papë-Baba”.

Vezullimet e arta të rozonit të Bazilikës së Collemaggio të kujtojnë dritën e ngrohtë të diellit që, në ditën e Fjetjes së Marisë (15 gusht) kalon përmes kësaj vetrate të rrumbullakët, duke e projektuar brenda Bazilikës. E figura e Papës Françesku bie në sy në këtë sfond të artë, në një përqafim virtual me komunitetit të L'Aquilas.

Po kujtojmë se Papa Françesku do të vizitojë Aquilën të dielën, më 28 gusht, me rastin e kremtimit të Ndjesës së Çelestinit V, Papë. Koncistori për krijimin e 21 kardinajve të rinj do të nisë të nesërmen.

“Është një gjest që tregon se Papa e ka për zemër Kishën dhe qytetin tonë”- pohon Kardinali Petrocchi, i cili nënvizoi se pas Ndjesës, dekretuar nga Çelestini V, Ati i Shenjtë Françesku do të jetë Papa i parë që do të hapë Portën Shenjte të Bazilikës së Shën Marisë së Collemaggio, pas 728 vjetësh. Është një lloj dhurate - kujton kardinali në intervistën për Vatican Radio - Vatican News, shpërblim “për pritjen besnike dhe këmbëngulëse të banorëve të Akuilas, zgjatur ndër shekuj, që po shikon me gëzim. përmbushjen e saj”.

22 korrik 2022, 15:02