Papa: t'u mësojmë njerëzve t'i shohin të tjerët me një shikim të butë e plot mirëkuptim
R.SH. - Vatikan
“Ne, #GjyshëritetёMoshuarit, kemi një përgjegjësi të madhe: t'u mësojmë njerëzve t'i shohin të tjerët me të njëjtin shikim të butë dhe plot mirëkuptim me tё cilin u drejtohemi nipërve. Sot ne mund të jemi mësues të një mënyre jetese paqësore dhe të vëmendshme ndaj më të dobëtëve”. Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, sot 21 korrik 2022, nё faqen @Pontifex.
Pas pak ditёsh, tё dielёn e ardhshme, mё 24 korrik, bie Dita e Dytë Botërore e gjyshërve dhe tё moshuarve vendosur nga Papa Françesku, e cila synon të promovojë kujdesin ndaj të moshuarve. E themeluar për të kundërshtuar me vendosmëri indiferencën që shpesh i rrethon këta njerëz, jemi tё thirrur tё punojmë pёr t’i nxjerr tё moshuarit nga mënjanimi i komunitetit, sepse sot, më shumë se kurrë, të moshuarit janë një burim i çmueshёm. Pra, është e nevojshme të njihet roli aktiv që ata kanë në komunitete dhe të mos harrohen përfitimet që ata sjellin nё shoqëri.
Dita e Dytë Botёrore e gjyshërve, ka si temë: “Në pleqëri do të japin akoma fryte”, frymëzuar nga Psalmi 92,15, do tё kremtohet të dielën mё 24 korrik. Kёtё ditё, në orën 10.00, në Bazilikën e Vatikanit, kardinali De Donatis do të kryesojë Meshën festive, në emër të Papës.