Papa: thatësira është problem i rëndë, të ndërhyhet!
Roma jeton ditë të zjarrta, nën një diell përvëlues, që nuk kursen njerëz, drurë, blerime as ndërtesa. Prej këndej, thirrja e Papës për marrjen e masave të mbrotjes
R.SH. - Vatikan
Në Romë po shpërthejnë “zjarre të favorizuara nga temperaturat e larta, ndërsa thatësira vijon të bëhet çdo ditë e më shumë një nga problemet më të mprehta:
“Uroj që masat e nevojshme të ndihmojnë për t’i përballuar e për t’i parandaluar emergjencat e ardhshme”.
Papa kujtoi, në vijim, se mbrojtja e Krijimit është “përgjegjësi” për secilin nga ne. Nuk është punë mode: “e ardhmja e tokës është në duart tona e të vendimeve tona”.
29 qershor 2022, 13:06