Kërko

Papa Françesku priti kreun e qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski Papa Françesku priti kreun e qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski 

Papa takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut

Ndër audiencat e paradites së sotme, Papa Françesku priti kreun e qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski

R.SH. – Vatikan

Një gjysmë ore audiencë, në të cilën një çerek ore bisedë private. Salla  e Shtypit e Vatikanit njofton se paraditen e sotme, Papa Françesku priti në audiencë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Kreu i qeverisë maqedonase, ndër të tjera, i dhuroi Papës një kopje të një pjese të Eulogjisë së Klementit të Ohrit e një rruzare në filigranë me perla të Ohrit. Nga ana e tij, Ati i Shenjtë i dha Mesazhin e Paqes së këtij viti dhe Dokumentin për Vëllazërimin Njerëzor.

23 maj 2022, 13:39