Kërko

2022:05.30 Giornata mondiale senza tabacco 2022:05.30 Giornata mondiale senza tabacco

Papa: ta ruajmё jetën nga dëmet qё shkakton duhani

Në Ditën Botërore Kundër Duhanit, qё mbahet çdo vit mё 31 maj, Papa Françesku në një mesazh ripohon se shëndeti është një dhuratë e Zott për të cilën duhet “të kujdesemi me përgjegjësi”. "Kultura e jetës - shkruan Papa - është një trashëgimi që ne të krishterët duhet ta ndajmë me të gjithë. Çdo jetë njerëzore, unike dhe e papërsëritshme, ka një vlerë të paçmueshme. Kjo duhet shpallur gjithmonë rishtazi, me guximin e fjalëve dhe të veprave".

R.SH. - Vatikan

Në Ditën Botërore Kundër Duhanit, qё mbahet çdo vit mё 31 maj, Papa Françesku në një mesazh ripohon se shëndeti është një dhuratë e Zott për të cilën duhet “të kujdesemi me përgjegjësi”. "Kultura e jetës - shkruan Papa - është një trashëgimi që ne të krishterët duhet ta ndajmë me të gjithë. Çdo jetë njerëzore, unike dhe e papërsëritshme, ka një vlerë të paçmueshme. Kjo duhet shpallur gjithmonë rishtazi, me guximin e fjalëve dhe të veprave". Papa Françesku përfundon duke thënë se shpreson qё reflektimi mbi këtë problem “do të ndihmojë shumë njerëz të ndërgjegjësohen për faktin se shëndeti fizik është një dhuratë e Zotit që na ka dhënë, për të cilën duhet të kujdesemi me përgjegjësi. Duhet ta ruajmё jetën nga dëmet qё shkakton duhani”.

Mesazhi i Papёs iu dërgua ipeshkvit argjentinas të Nueve de Julio, Ariel Edgardo Torrado Mosconi, një nga promovuesit e seminarit ndërkombëtar që më 25 majin e kaluar u mbajt në Universitetin Papnor të Kryqit të Shenjtë me titull "Kisha Katolike përballë reduktimit tё dëmit tё pirjes së duhanit”, realizuar me mbështetjen e Shoqatës ‘Amici pro Sanitate’ dhe me patronazhin e Dikasterit tё Vatikanit për Zhvillimin Njerëzor. Bindja e Papёs Françeskut për këtë temë është e njohur. Në vitin 2018 mori një vendimi të prerë: tё ndalet shitja e cigareve punonjësve nё Vatikan, sepse - u shpjegua në atë kohë - "Selia e Shenjtë nuk mund të kontribuojë në një ushtrim që dëmton qartë shëndetin e njerëzve".

31 maj 2022, 18:35