Kërko

Lumnimi i Armida Barellit e don Mario Cicerit Lumnimi i Armida Barellit e don Mario Cicerit 

Françesku kujton të Lumturit e rinj Armida Barelli e Mario Ciceri

Pas lutjes mariane, Papa foli edhe për dy të Lumtë e rinj. Kujtoi se në Meshën e lumnimit, kremtuar në Milano, prefekti i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve e përshkroi gjërë e gjatë jetën e dy figurave të ndritura, lartuar në nderimet e altarit.

R. SH. - Vatikan

Në përfundim  të lutjes së Mbretëreshës Qiellore, Papa kujtoi se më 30 prill, në Milano, u lumnuan don Mario Ciceri dhe Armida Barelli. “I pari ishte zëvëndës-famullitar katundi; ia kushtonte jetën lutjes e rrëfimit, vizitonte të sëmurët e rrinte me të rinjtë e oratorit. Shembull i ndritshëm Bariu - e quajti Papa.

Armida Barelli - vijoi - ishte themeluese dhe frymëzuese e Rinisë Femërore të Veprimit Katolik. Përshkoi gjithë Italinë për t’u bërë thirrje adoleshenteve e të rejave për angazhim kishtar e qytetar. Bashkëpunoi me Atë Gemellin për themlimin e një instituti shekullar femëror dhe të Universitetit  Katolik të Zemrës së Krishtit, i cili pikërisht sot kremton Ditën vjetore që, për nder të saj, e titulloi “Me zemër gruaje”.

Kështu i kujtoi Papa këto dy lule erëmira të Krishtit në kopshtin e Kishës.

01 maj 2022, 13:33