Kërko

2022.02.04 Videomessaggio Fratellanza umana 2022.02.04 Videomessaggio Fratellanza umana 

Papa: bota ka nevojë të marrë frymë në paqe

Videomesazh i Papës Françesku drejtuar Këshillit Kombëtar Katolik për shërbimin e sapnjishtfolësve në SHBA-të, mbledhur në kongres. Të krishterët duhet të ndërtojnë ura e të kapërcejnë skemat e luftës, që mbizotërojnë në botë

R.SH. – Vatikan

“Në këtë kohë absurde në të cilën, pa dalë ende nga pandemia, që ka prekur gjithë njerëzimin me kaq shumë vuajtje dhe trishtim, gjendemi në mes të vuajtjeve dhe të tragjedisë së një lufte”, duhet të kujtojmë se “çdo luftë lind nga padrejtësia, çdo luftë, përfshirë ato që ndodhin nganjëherë ndërmjet familjeve e bashkësive tona, të cilat bëhen haptazi a në heshtje, edhe këto lindin nga padrejtësia”. Kështu flet Papa Françesku në një videomesazh, me të cilin përshëndet pjesëmarrësit e Këshillit Kombëtar Katolik për shërbimin e spanjishtfolësve në SHBA-të, mbledhur në Uashington për Kongresin e gjashtë Kombëtar “Rrënjët dhe flatrat”, me temë “Zëra profetikë – të jemi ura për një epokë të re”.

Të krishterët, ndërtimtarë të paqes

Një temë e bukur, e cila thekson se të krishterët duhet të japin shembull me shenja konkrete paqeje. Papa i fton katolikët amerikanë të reflektojnë “mbi nevojën për të qenë të krishterë, që i shndërrojnë strukturat dhe mund të krijojnë ura në të gjithë sektorët e shoqërisë, duke e shndritur mendimin mbi paqen, që ai të çojë në veprime, të cilat sjellin vërtet paqen e bashkimin në të gjitha nivelet, duke filluar nga familjet e bashkësitë”.

Vëllazërimi u përket të gjithëve

“Bota ka nevojë për paqen, të marrësh frymë në paqe është e shëndetshme”, nënvizon më tej Papa, prandaj, shton ai, “është e trishtueshme kur sheh se njerëzimi nuk është në gjendje të mendojë me plane e me projekte paqeje”. “Të gjithë mendojmë me skema lufte”, në një lloj “kainizmi ekzistencial”. “Vëllazërimi u përket të gjithëve” dhe nuk mund të konkretizohet me këto skema, që e keqësojnë “jetën e familjeve, të bashkësive, të popujve, të kombeve dhe të botës”.

27 prill 2022, 01:02