Kërko

Una campagna fondi per i Paesi in cui il vaccino anti Covid non arriva Una campagna fondi per i Paesi in cui il vaccino anti Covid non arriva

Papa vlerëson bujarinë e kryedioqezës së Seulit pёr vaksinimin e popullsive të varfëra

Në një mesazh Papa Françesku falënderon Kishën e Koresë së Jugut për dërgimin e ofertave bujare për tё ndihmuar fushatën e vaksinimit tё popullsive në vendet më të varfëra kundër koronavirusit

R.SH. - Vatikan

Para Krishtlindjes, Papa i dërgoi një letër falënderimi kryeipeshkvit të Seulit, Imzot Peter Chung Soon-taick, në të cilën shprehte vlerësimin e tij për bujarinë e treguar. Kryedioqeza, në fakt, ka dhuruar afërsisht 1.4 milionë dollarë për njё fushatë, që u siguron vaksina Covid-19 të gjitha vendeve tё varfëra, në kohën e duhur dhe nё mёnyrё tё barabartë. Ky është donacioni i tretë, që e çon shumën e mbledhur e dhuruar Vatikanit në 3.4 milionë dollarё.

Falënderimi për gjestin e bujarisë

“E vlerësova vërtet këtë gjest bujarie – shkruan Papa – bërë në ditët që po përgatitemi të kremtojmë Misterin e lindjes së Jezu Krishtit, Zotit tonë e Shpresës sonë. I siguroj afërsinë time shpirtërore të gjithë bashkësisë dioqezane të Seulit”. Ati i Shenjtë Françesku ka caktuar Lёmoshtarinё Apostolike për t'ua shpërndar ndihmat njerëzve nevojtarë. Në përfundim të letrës, Papa jep bekimin e tij apostolik dhe kërkon lutje për të.

Vaksina për të gjithë

Nisma - "Fushata e bashkёndarjes së vaksinës" - ​​u nis nga kardinali Andrew Yeom, kryeipeshkёv nderi i Seulit dhe përfundoi më 27 nëntor 2021, shpallur nga prelatët katolikё koreanë për të kremtuar 200-vjetorin e lindjes së Shën Andrea Kim Tae-gon ( (1821-1846), priftit tё parë katolik vendit, martir, tё cilit iu pre koka në Seul më 16 shtator tё vitit 1846, gjatë valës së persekutimeve të krishterëve nga dinastia Joseon. Shën Andrea Kim Tae-gon është një nga 103 martirët koreanë të kanonizuar më 6 maj të 1984 nga Papa Shën Gjon Pali II.

Ndërkohë, kryedioqeza e Seulit bën të ditur se do të vazhdojë të ndihmojë njerëzit në nevojë në të gjithë botën. Fushata e solidaritetit filloi nga Konferenca Ipeshkvnore Koreane (CBCK) në përfundim të Asamblesë së përgjithshme mbajtur në pranverë, nga 8 deri më 12 mars 2021, me synimin për të ndihmuar, veçanërisht në vendet më të varfëra, vaksinimin e popullsive kundër koronavirusit.

11 janar 2022, 12:27