Papa: tё mendojmë për të mirat dhe talentet që kemi prej Zotit
R.SH. - Vatikan
“Nganjëherë, duke parë jetën tonë, ne shohim vetëm atë që na mungon dhe nuk mendojmë për të mirat dhe talentet që kemi. Por mos tё harrojmё se Zoti na i dha ato sepse na beson dhe na kërkon që ta përkushtojmë kohën e tanishme pa nostalgji, në pritjen e palodhur të kthimit të tij”. Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, sot 11 janar 2022, nё faqen @Pontifex.
Ky tweet i Papës bëhet falënderim e lavd për të gjitha të mirat që Ati i Amshuar Qiellor ka bërë për ne gjatë gjatё jetёs. Dhuratat e tija hyjnore kanë qenë më të mëdha se sa paaftësitë e pabesnikëritë tona. Të këndojë zemra jonë plot mirënjohje për atë që kemi marrë prej Tij, të këndojë më shpresë të sigurt për të mirat e ardhshme, tё bindur se Hyji, Ati ynë, na prin në rrugën e së vërtetës, dashurisё e të dritës, sepse nuk dëshiron të humbasim.