Kërko

San Giuseppe San Giuseppe

Përfundoi Viti i Shën Jozefit, shpallur nga Papa përmes “Patris corde”

Papa Françesku e pati hapur Vitin kushtuar Shën Jozefit më 8 dhjetor 2020 me letrën apostolike kushtuar Pajtorit të Kishës universale, për të zbuluar figurën e jashtëzakonshme të Atit të kujtuar të Jezusit, “njeri në hije”, por vazhdimisht pranë “jetës së secilit prej nesh”.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku e pati hapur Vitin kushtuar Shën Jozefit më 8 dhjetor 2020 me letrën apostolike kushtuar Pajtorit të Kishës universale, për të zbuluar figurën e jashtëzakonshme të Atit të kujtuar të Jezusit, “njeri në hije”, por vazhdimisht pranë “jetës së secilit prej nesh”. Rasti ishte 150-vjetori i deklaratës, që e njihte Shën Jozefin si Pajtor të Kishës universale, sipas dekretit Quemadmodum Deus të Piut IX. Data, 8 dhjetor 1870.

Dokumenti, i përhapur nga Kongregata e Riteve të Shenjta, nëvizonte se  Zoti e zgjodhi Rojtar të thesareve, që i pati nga fati i tij, Virgjëra e Papërlyer Mari,  nga e cila lindi për virtyt të Shpirtit Shenjt, Zoti ynë Jezu Krishti, që para njerëzve u denjua të quhej biri i Jozefit. Atë, që shumë mbretër e profetë dëshiruan me zjarr të zemrës ta shikonin, Jozefi jo vetëm e pa, por  edhe banoi me të,  duke e rrethuar me dashuri atërore, e për këtë  dinjitet të lartë, që i dhuroi Zoti këtij Shërbëtori tejet besnik, Kisha pati gjithnjë nderimin më të lartë, menjëherë pas Virgjërës Nënës së Zotit, fatit të tij.

Papa Françesku, me Patris Corde (Me zemër Ati) deshi ta rikujtojë këtë “kushtim të Kishës mbarë, mbrojtjes së Rojtarit të Krishtit” -  shpjegon Dekreti i Pendestarisë Apostolike.

 Shën Jozefi në “Patris corde” - “Me Zemrën e Atit”,

Atë i dashur, atë në butësi, në bindje, në mirëpritje; atë i guximit krijues, punëtor, gjithnjë në hije: me këto fjalë e përshkroi Françesku Shën Jozefin në Letrën Apostolike “Patris corde” - Me Zemrën e Atit”, botuar me rastin e 150-vjetorit të shpalljes së fatit të Marisë Pajtor i Kishës katolike. Ishte i Lumi Piu IX që, me dekretin Quemadmodum Deus, nënshkruar më 8 dhjetor 1870, e zgjodhi këtë titull për Shën Jozefin. Për ta kremtuar këtë festë, Papa Françesku shpalli “Vitin e posaçëm” kushtuar atit të kujtuar të Jezusit. Në sfondin e kësaj Letre Apostolike është pandemia e Covid-19 që – pati shkruar Françesku - na bëri ta kuptojmë rëndësinë e njerëzve të zakonshëm, atyre që, larg paraskenave, duke jetuar çdo ditë me durim, përhapin shpresën e na kujtojnë përgjegjësinë e përbashkët.

Pikërisht si Shën Jozefi: “burrë që kalon pa u vërejtur fare, njeri i pranisë së përditshme, të kujdesshme, të fshehur”. “E pra protagonizmi i tij është i pashembullt në historinë e shëlbimit”. Shën Jozefi  e shpreh konkretisht atësinë e tij, duke e  dhuruar vetevten, gjithnjë në shërbim të Mesisë. E prandaj është gjithnjë i shumëdashur nga populli i krishterë”. Në të “Jezusi pa dashurinë e Zotit Atë”, që e “mirëpret gjithnjë ligështinë tonë”, përmes së cilës realizon pjesën më të madhe të planeve të Tij hyjnore. Zoti nuk na dënon, por na mirëpret, na përqafon, na ndihmon, na fal. Jozefi është atë edhe kur i shtrohet plotësisht vullnetit të Zotit: me atë “fiat” - “u bëftë vullndesa jote”  i shpëton  Marinë e Jezusin e i mëson edhe të Birit të bëjë vullnetin e Atit qiellor, duke bashkëpunuar “në misterin e madh të shëlbimit”.

08 dhjetor 2021, 13:52