Covid: Papa, t’i lutemi Zotit që vitin e ardhshëm të marrë fund pandemia
Papa: “Të lutemi që viti i ardhshëm të jetë i lumtur për ne e për gjithë njerëzit; që të marrë fund pandemia e të mund të gëzojmë paqe në zemrat tona, në familjet tona, në shoqëri e në botë”. Ta bëjmë tonën këtë lutje të shkurtër, e cila përmbledh dëshirat e mbarë njerëzimit!
R.SH. - Vatikan
Papa Françesku gjatё përshëndetjeve drejtuar besimtarëve polakё tё pranishëm nё audiencën e përgjithshme, mbajtur sot paradite, nё sallёn Pali VI, nё Vatikan, i ftoi besimtarët t’i drejtojnë Zotit - përmes Shën Jozefit - lutjen tjetër, të përgjëruar, që ka të bëjë me fatet e mbarë botës, të cilën Papa ia beson gjithëpushtetit hyjnor:
“Të lutemi që viti i ardhshëm të jetë i lumtur për ne e për gjithë njerëzit; që të marrë fund pandemia e të mund të gëzojmë paqe në zemrat tona, në familjet tona, në shoqëri e në botë”.
Ta bëjmë tonën këtë lutje të shkurtër, e cila përmbledh dëshirat e mbarë njerëzimit!
29 dhjetor 2021, 14:37