Kërko

Shkolla Kamloops Indian Residential School, ku u gjend një varr masiv me mbi 200 skelete fëmijësh Shkolla Kamloops Indian Residential School, ku u gjend një varr masiv me mbi 200 skelete fëmijësh

Papa ka dëshirë të shkojë në Kanada, në kuadrin e çështjes së indigjenëve

Ati i Shenjtë është i gatshëm të pranojë ftesën e episkopatit kanadez, i impenjuar në procesin e pajtimit me popullsinë autoktone. Datat e vizitës do të shpallen zyrtarisht së shpejti

R.SH. - Vatikan

Gjatë Engjëllit të Tënzot, më 6 qershor, Papa Françesku foli për lajmet dramatike që vinin nga Kanadaja. Në një shkollë katolike, Kamloops Indian Residential School, gjendet një varr masiv me mbi 200 skelete vendasish kanadezë, duke zbuluar kështu, një të kaluar mizore. Një zbulim, që i bëri ipeshkvijtë e vendit amerikanoverior të deklaronte një “mea culpa” të menjëhershëm dhe të aktivizonte një sërë projektesh për të mbështetur bashkësitë indigjene, në një proces pajtimi, kulmi i të cilit arrihet tani, me gatishmërinë e Papës për të shkuar në Kanada. Data do të caktohet më vonë, saktëson Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

Pas dhunës, shpresa

Ai zbulim makabër fshihet një histori dhunë kundër fëmijëve indigjencë, që frekuentonin ato shkolla nga fundi i viteve ‘800 deri në vitet ’60 të shekullit XX. Ishte koha e asimilimit kulturor, në të cilin, fatkeqësisht, morën pjesë edhe disa nga shkollat katolike, duke i ndaluar autoktonët të përdornin gjuhën e tyre e duke ushtruar abuzime të tjera mbi ta, sipas politikës së qeverisë federale.

Tani ka filluar një udhë e gjatë pajtimi me popullsinë autoktone, nga ana e Konferencës Ipeshkvnore vendore, që shkon nga nisma të ndryshme të financuara nga Kisha Katolike për rreth 30 milionë dollarë, në programe e objektiva për t’u arritur së bashku me indigjenët. Drejtësi e pajtim janë fjalët, që përdor Kisha, ndërsa, me dhimbje, ecën në këtë rrugë.

27 tetor 2021, 16:48