Cop26: Papa, të dëgjohet britma e tokёs dhe e të varfërve
“Të lutemi që klithma e tokës dhe britma e të varfërve të dëgjohet. Ky takim dhashtё përgjigje tё efektshme duke ofruar shpresë konkrete për brezat e ardhshëm.” – tha Papa gjatё lutjes sё Engjёllit Tёnzot duke folur për Cop26 qё fillon në Glasgow.
R.SH. – Vatikan

"Në këtë kontekst - shtoi Papa Françesku duke folur për Cop26 - inaugurohet sot në sheshin e Shën Pjetrit ekspozita fotografike “Laudato sì”, vepër e një fotografi të ri nga Bangladeshi. Shkoni e shikoni", ishte ftesa e Papës drejtuar besimtarëve tё pranishёm sot në Sheshin e Shën Pjetrit nё Vatikan pë lutjen mariane tё Engjëllit Tёnzot.
31 tetor 2021, 13:53