Kërko

Papa viziton Motrat e Nënë Terezës në Qendrën Betlehemi nё Bratislavë

Papa: "Falënderoj shumë motrat rregulltare për punën që bëjnë, pёr mikpritjen, strehimin, ndihmën dhe shoqërimin e nevojtarëve tё pastrehë. Shumë faleminderit". Françesku i falënderoi të gjithë të rinjtë e pranishëm. "Ne jemi kaq të lumtur dhe Zoti është i lumtur me ne. Ai është gjithmonë pranë nesh, edhe në momentet e sprovës e mos harroni se Zoti është gjithmonë me ne".

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku mbërriti sot pasdite në Qendrën ‘Betlehemi’ në Bratislavë për një vizitë private. Pasdite, Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë njofton se, para këtij emërimi, Papa në Nunciaturёn Apostolike u takua me Robert Bezak, kryeipeshkvin e nderit tё Trnava-s, me familjen e tij.

Posa mbërrini në Qendrën  ‘Betlehemi’, Papa Françesku u prit nga Motra Eprore e strukturës ku mblidhen të pastrehët qё ndihmohen nga Motrat e Kongregatёs sё Misionareve tё Dashur, themeluar nga Nënë Tereza.

Papёs iu vendos rreth qafës një kurorë lulesh blu. Ati i Shenjtё Françesku pastaj përshëndeti një nga një motrat Misionare tё Dashurisё tё pranishme nё takim. "Mirëmbrëma të gjithë ju. Jam shumë i lumtur që jam këtu me ju e qё ju vizitoj. Faleminderit", tha Papa Bergoglio duke përshëndetur shumë njerëz të pranishëm në oborrin e qendrës ‘Betlehemi’ qё valëvitnin flamujt e Sllovakisë e tё Selisë së Shenjtë dhe duartrokitnin.

"Falënderoj shumë motrat rregulltare - vazhdoi Papa - për punën që bëjnë. Pёr veprimtarinë mikpritjes e tё strehimit, pёr ndihmën dhe shoqërimin e nevojtarëve tё pastrehë. Shumë faleminderit", shtoi Papa Françesku duke i falënderuar të gjithë të rinjtë e pranishëm. "Ne jemi kaq të lumtur dhe Zoti është i lumtur me ne. Ai është gjithmonë pranë nesh, edhe në momentet e sprovës e mos harroni se Zoti është gjithmonë me ne".

Qendra Betlehemi e Misionareve tё Bamirësisë ndodhet në lagjen Petrzalka tё Bratislavës. Këtu, që mёse njëzet vjet, bashkësia ndërkombëtare e murgeshave të Nënë Terezës, nё mesin e ndërtesave të larta të banesave publike, është kujdesur për të pastrehët, të varfërit, njerëzit që kanё nevojë për ndihmë dhe mbi të gjitha të sëmurët. Struktura, një ndërtesë e vogël dykatëshe, dikur kopsht fëmijësh, ofron shtretër, ushqime të nxehta dhe shërbime higjienike.

13 shtator 2021, 16:35