Kërko

Shën Gjoni Maria Vianej Shën Gjoni Maria Vianej

Papa kujton Famullitarin e Arsit e na fton të lutemi për priftërinjtë

Në ditën kur Kisha pёrkujton Shën Gjonin Maria Vianej, Papa Françesku e tregon në këtë shenjtor, mbrojtësin qiellor të famullitarëve të botës, burimin e frymëzimit për priftërinjtë, tё cilёt janё të thirrur për të "predikojnë e dёshmojnё Ungjillin e shëlbimit e tё solidaritetit".

R.SH. - Vatikan

"Sot, në përkujtimin liturgjik të Shën Gjonit Maria Vianejit, ju ftoj të luteni, në mënyrë të veçantë, për priftërinjtë tuaj famullitarë dhe për të gjithë meshtarët, qё, të frymëzuar nga shembulli i Famullitari të Shenjtë të Arsit, ta ofrojnë jetën e tyre për misionin e predikimit të Ungjillit të shëlbimit".  Kështu Papa Françesku, në audiencën e sotme tё përgjithshëm, pas katekizmit, gjatë përshëndetjeve të besimtarëve nё gjuhën portugeze e frënge, e paraqiti Shën Gjonin Vianej, si "dëshmitar të dashurisë, mëshirës dhe solidaritetit".

Figura e meshtarit që pret sot bashkësia e krishterë

"Meshtari që pret bashkësia e krishterë është, mbi të gjitha, njeri i Zotit". Bashkësia e besimtarëve pret të shikojë në meshtarin figurën e Famullitarit të shenjt të Arsit Gjonit Vianej, apo të Shën Gjon Boskut. Kështu u tha Papa Françesku meshtarëve më 11 qershorin e kaluar, në Solemnitetin e Zemrës së Krishtit, në Ditën vjetore të Ditës së Shenjtërimit të klerit, themeluar nga Gjon Pali II në vitin 1995.

Natyrisht - sipas Papës Bergoglio - secili ka karakterin e vet, por kjo nuk e përjashton, përkundrazi e thellon, kërkesën për të parë në meshtarin vetë Zotin. "Kur e pyesnin ndokënd, që kthehej nga takimi me Shën Gjon Vianejn, famullitarin e Arsit: “Ke shkove të shikosh?”, përgjigjej: “Shkova të shikoj Zotin në një njeri"”. "Pra edhe laikët, kur flitet për meshtarin apo kur duan t’ia hapin zemrën dikujt, kërkojnë pikërisht njeriun e Zotit", pohoi Papa.

Barinj me erë delesh

Shprehja për të qenë “barinj me erë delesh” , “barinj në mes të grigjës”, pastaj, është e Papës Françesku, që i përmblodhi në të detyrat e meshtarit.  U shpreh kështu që në Meshën e parë të Bagmit, më 2013-tën. Kërkonte afërsinë me njerëzit e me periferitë ekzistenciale të kohës sonë. Prekëse edhe Letra e Papës dërguar më 4 gusht 2019 meshtarëve, me rastin e 160-vjetorit të Famullitarit Shenjt të Arsit, Pajtor i famullitarëve të botës. Papa theksonte në të,  siç ka bërë edhe herë të tjera, rëndësinë që ka rikthimi në thirrjen e parë, në kujtimin e thirrjes së kalimit të Zotit nëpër jetën e të zgjedhurit. E bënte thirrje,  sidomos, për afërsinë me njerëzit:

“S’ka gjë më të ngutshme se këto gjëra: prania, afërsia pranë korpit të vëllait, që vuan. Sa mirë bën shembulli i një meshtari, që u afrohet e nuk u largohet plagëve të vëllezërve. Është  pasqyrim i zemrës së bariut, që i pëlqen të ndjehet një gjë e vetme me popullin e vet; që nuk e harron se doli prej tij e se vetëm duke i shërbyer e gjen e mund ta shpjegojë identitetin e tij  më të pastër e më të plotë, që e mundëson të krijojë një stil të përkorë e të thjeshtë jete, pa kërkuar privilegje, të cilat nuk e kanë shijen e Ungjillit”.  “Meshtari i vërtetë  nuk shkëputet kurrë nga populli i Zotit”.

04 gusht 2021, 13:28