Kërko

Papa Françesku lutet për viktimat e shiut në Kinë

Papa pas lutjes sё Engjёllit Tёnzot kujtoi popullsinë kineze të goditur ditët e fundit nga shirat e rrëmbyeshëm. Viktimat në provincën Henan rriten në 58, ka ende shumë të zhdukur.

R.SH. - Vatikan

Papa, pas lutjes sё Engjёllit Tёnzot, kujtoi popullsinë kineze të goditur ditët e fundit nga shirat e rrëmbyeshëm. Viktimat në provincën Henan rriten në 58 e ka ende shumë të zhdukur.

Numri i të vdekurve po rritet dita ditës e ka ende shumё njerëz që mungojnë në apel. Televizioni shtetëror kinez raporton mbi 3 milion qytetarë të goditur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe pёr mbi 376,000 të evakuuar. Qyteti në gjunjë është Zhengzhou, kryeqytet i provincës Henan, nga ku mbërrijnë pamje tronditëse të rrugëve të shndërruara në lumenj që kanë tërhequr automjete dhe njerëz me tërbimin e ujёrave, dhe vagona të metrosë me udhёtarë brenda, gjysmë të zhytur nga uji.

Siç bëri edhe për Gjermaninë e Belgjikën, tё goditura rёndё nga një përmbytje katastrofike në Nordrhein Westfalen dhe Rheinland Pfalz, Papa Françesku sot pas lutjes sё Engjёllit Tёnzot iu lut Zotit edhe për këtë katastrofë e për popullsinë që po paguan pasojat e tmerrshme.

“Ditët e fundit, shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur qytetin e Zhengzhou në Provincën Henan, nё Kinë, duke shkaktuar përmbytje shkatërruese. I lutem Zotit për viktimat e familjet e tyre dhe shpreh afërsinë e solidaritetin tim ndaj të gjithë atyre që vuajnë nga kjo fatkeqësi”.

Mesazhi i Al-Tayyeb

Pas thirrjes dhe lutjes së Papës Françeskut, mbërriti, përmes Twitter, edhe mesazhi i Imamit të Madh të Al-Azhar, Al Tayyeb, i cili shpreh shqetësimin për atë që po ndodh në Kinë dhe nё pjesë të tjera të botës dhe duke bërë thirrje për veprime të përbashkëta për të mbrojtur Shtëpinë e Përbashkët: "Përmbytjet e fundit - shkruan Al Tayyeb - dhe rritja rekord e temperaturave në të gjithë botën, të cilat kanë shkaktuar qindra vdekje e edhe më shumë të zhvendosur, duhet të forcojnë angazhimin për veprime serioze në mënyrë që ta luftojnë ndryshimin e klimës dhe të mbrojnë njerëzimin nga ky kërcënim i pamohueshëm".

25 korrik 2021, 16:06