Kërko

Prof Chien-Jen Chen, docente di Epidemiologia presso l’Academia Sinica a Taipei (Taiwan). Prof Chien-Jen Chen, docente di Epidemiologia presso l’Academia Sinica a Taipei (Taiwan).

Papa emëron Chien-Jen Chen anëtar të Akademisë Papnore të Shkencave

Papa Françesku ka emëruar Chien-Jen Chen, profesor i Epidemiologjisë në Akademinë Sinica në Taipei (Tajvan), anëtar të rregullt të Akademisë Papnore të Shkencave. Njoftimin e dha sot Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

R.SH. – Vatikan

Chien-Jen Chen lindi më 6 qershor 1951 në Cishan (Tajvan). Pas studimeve në Universitetin Kombëtar të Tajvanit në Taipei, realizoi doktoratën e tij në gjenetikën njerëzore dhe epidemiologjinë pranё Universitetit Johns Hopkins në Baltimore (SHBA). Në Qeverinë e Republikës së Kinës pati këto detyra e poste publike: Ministër i Shëndetësisë (2003-2005); Ministër i Këshillit Kombëtar të Shkencave (2006-2008); nënkryetar (2016-2020).

Ka ligjëruar dhe kryer kërkime shkencore në fushat e epidemiologjisë, mjekësisë parandaluese, shëndetit publik dhe gjenetikës njerëzore. Aktualisht është akademik në Akademinë Sinica në Taipei, pranё sё cilёs Akademia nga 2011 në 2015 ishte edhe nënkryetar.

30 korrik 2021, 15:59