Kërko

Nonni e nipoti in passeggio Nonni e nipoti in passeggio

Papa: dialogu ndёrmjet të rinjve dhe gjyshërve një sfidë për kulturën tonë

Papa: "Ju ftoj ta kremtoni këtë ditë, të shkoni t’i vizitoni gjyshërit dhe të moshuarit. Gjyshërit kanë nevojë për të rinj dhe të rinjtë kanë nevojë për gjyshërit, ata duhet të flasin, të takohen, gjyshërit kanë limfën e historisë që i jep forcë pemës që rritet".

R.SH. - Vatikan

"I lutem Zotit që kjo festë të na ndihmojë ne që jemi më  në moshё t'i përgjigjemi thirrjes së Tij në këtë stinë të jetës dhe t'ia tregojmë shoqërisë vlerën e pranisë së gjyshërve dhe të moshuarve, veçanërisht në këtë kulturë mënjanimi. Gjyshërit kanë nevojë për të rinj dhe të rinjtë kanë nevojë për gjyshërit, ata duhet të flasin dhe të takohen". Kёshtu pohoi Papa Françesku në pёrfundim të lutjes sё Engjёllit Tёnzot, në Sheshin Shën Pjetrit nё Vatikan, duke kujtuar Ditën e sotme Botërore të Gjyshërve dhe të tё Moshuarve.

"Ju ftoj – tha Papa - ta kremtoni këtë ditë, të shkoni t’i vizitoni gjyshërit dhe të moshuarit. Gjyshërit kanë nevojë për të rinj dhe të rinjtë kanë nevojë për gjyshërit, ata duhet të flasin, të takohen, gjyshërit kanë limfën e historisë që i jep forcë pemës që rritet. Gjyshërit janë rrënjët e të rinjve. Një dru pa rrënjë nuk mund të rritet, nuk mund të çelë lule as të pjekë fryte. Prandaj është i rëndësishëm bashkimi e lidhja me rrënjët. ‘Pemët çelin lule, sepse i kanë rrënjët thellë në tokë’, thotë një poet i atdheut tim", tha Papa.

Nё vazhdim Ati i Shenjtё Bergoglio citoi poetin dhe shkrimtarin argjentinas Francisco Luis Bernárdez: "'gjithçka që lulëzon nё pemë vjen nga ajo që është nё nëntokë.' Pa dialogun ndёrmjet të rinjve dhe gjyshërve, historia nuk vazhdon, jeta nuk vazhdon. Kjo ёshtё një sfidë për kulturën tonë. Gjyshërit kanë të drejtë të ëndërrojnë ndërsa i shikojnë të rinjtë dhe të rejat qё kanë të drejtën e sfidës së përparimit duke u nisur nga limfa e pemës".

Dita e sotme Botërore të Gjyshërve dhe e tё Moshuarve është një ndër ditët e përshtatshme për t’u shprehur gjyshërve tanë mirënjohjen, respektin, solidaritetin, për urtinë e fituar përmes përvojës së viteve e për flijimet që kanë e vazhdfojnë të bëjnë posaçërisht për nipërit.

25 korrik 2021, 15:35