Kërko

2020.07.23 Nonni e nipoti in passeggio 2020.07.23 Nonni e nipoti in passeggio 

Papa: dialogu ndёrmjet të rinjve dhe gjyshërve është një sfidë për kulturën tonë

Papa: "I lutem Zotit që kjo festë të na ndihmojë ne që jemi më në moshё t'i përgjigjemi thirrjes së Tij në këtë stinë të jetës dhe t'ia tregojmë shoqërisë vlerën e pranisë së gjyshërve dhe të moshuarve, veçanërisht në këtë kulturë mënjanimi. Gjyshërit kanë nevojë për të rinj dhe të rinjtë kanë nevojë për gjyshërit, ata duhet të flasin dhe të takohen".

R.SH. - Vatikan

"I lutem Zotit që kjo festë të na ndihmojë ne që jemi më  në moshё t'i përgjigjemi thirrjes së Tij në këtë stinë të jetës dhe t'ia tregojmë shoqërisë vlerën e pranisë së gjyshërve dhe të moshuarve, veçanërisht në këtë kulturë mënjanimi. Gjyshërit kanë nevojë për të rinj dhe të rinjtë kanë nevojë për gjyshërit, ata duhet të flasin dhe të takohen". Kёshtu pohoi Papa Françesku në pёrfundim të lutjes sё Engjёllit Tёnzot, në Sheshin Shën Pjetrit nё Vatikan, duke kujtuar Ditën e sotme Botërore të Gjyshërve dhe të tё Moshuarve.

"Ju ftoj – tha Papa - ta kremtoni këtë ditë, të shkoni t’i vizitoni gjyshërit dhe të moshuarit. Gjyshërit kanë nevojë për të rinj dhe të rinjtë kanë nevojë për gjyshërit, ata duhet të flasin, të takohen, gjyshërit kanë limfën e historisë që i jep forcë pemës që rritet" . Nё vazhdim Ati i Shenjtё Bergoglio citoi poetin dhe shkrimtarin argjentinas Francisco Luis Bernárdez: "'gjithçka që lulëzon nё pemë vjen nga ajo që është nё nëntokë.'

Pa dialogun ndёrmjet të rinjve dhe gjyshërve, historia nuk vazhdon, jeta nuk vazhdon. Kjo ёshtё një sfidë për kulturën tonë. Gjyshërit kanë të drejtë të ëndërrojnë ndërsa i shikojnë të rinjtë dhe të rejat qё kanë të drejtën e sfidës së përparimit duke u nisur nga limfa e pemës".

 

25 korrik 2021, 12:52

Engjëlli i Tënzot është lutje që thuhet për kujtim të Misterit të përhershëm të Mishërimit, tri herë në ditë: në orën 6 të mëngjesit, në mesditë e në mbrëmje, rreth orës 18, çast në të cilin dëgjohet tingëllimi i këmbanës së Engjëllit. Emri Engjëlli i Tënzot rrjedh nga  fjala e parë e lutjes – Engjëlli i Tënzot iu fal Zojës Mari – i cili ka të bëjë me leximin e shkurtër të tre teksteve të thjeshta,  që i kushtohen Mishërimit të Jezu Krishtit dhe thënies së tri FalemiMrive. Këtë lutje e thotë Papa në Sheshin e Shën Pjetrit, në mesditën e së dielës dhe në Solemnitete. Para se të thotë lutjen e Engjëllit, Papa u mban besimtarëve një fjalim të shkurtër, duke e marrë shtytjen nga Leximet e ditës dhe përshëndet shtegtarët. Nga Pashkët, deri në Rrëshajë, në vend të lutjes së Engjëllit të Tënzot, thuhet lutja e Mbretëreshës Qiellore, lutje  në kujtim të Ngjalljes së Jezu Krishtit, në përfundim të së cilës shqiptohet tri herë rresht Lumni Atit.

Engjëlli i Tënzot/Mbretëresha Qiellore e fundit

Lexo gjithçka >