2021.06.30 Udienza Generale 2021.06.30 Udienza Generale 

Në korrik audiencat e përgjithshme të Papës ndërpriten

Katekizmat e Papës do të rifillojnë më 4 gusht. I vetmi takim publik i Atit të Shenjtë do të jetë ai i Engjëllit të Tënzot, të dielave.

R. SH. - Vatikan

Ashtu si çdo vit, kur vapa e verës arrin kulmin, audiencat e përgjithshme të së mërkurës ndërpriten për pushimet e zakonshme verore. Njoftimin e jep Prefektura e Shtëpisë Papnore,

Takimet katekistike të Papës me besimtarët nga mbarë bota do të rifillojnë më 4 gusht. Ndërsa lutja e Engjëllit të Tënzot do të vijojë çdo të diel, nga Pallati Apostolik i Vatikanit.

Kujtojmë se audiencat e përgjithshme rifilluan në Oborrin e Shën Damasit, më 12 majin e kaluar, duke respektuar plotësisht normat kundër Covid 19.

Patën rinisur me besimtarë që nga 2 shtatori 2020, por më 4 nëntor 2020 u rikthyen në Bibliotekën e Pallatit Apostolik, “në distancë”. E në distancë Papa Françesku  vijoi ta mbante katekizmin e së mërkurës që nga marsi i vitit të kaluar, nga Biblioteka Apostolike, transmetuar drejtpërdrejt nga kanalet e mediave vatikanase, në përkim me normat shëndetësore.

03 korrik 2021, 10:50