Oboli i Shën Pjetrit, ta ndihmojmë Papën të ndihmojë

Në vitin e pandemisë, janë kryer shumë ndërhyrje për t’iu përgjigjur nevojave dhe emergjencave, me vëmendje ndaj popullsive, që jetojnë në kushte më të këqija. Por mbledhja vjetore e fondeve për bamirësinë e Ipeshkvit të Romës shërben edhe për të mbështetur shërbimin e tij për Kishat e gjithë botës: një shërbim uniteti, paqeje, kumtimi ungjillor

R.SH. - Vatikan

Ta ndihmojmë Papën të ndihmojë. Në ditët e ardhshme, sidomos nga e diela 27 deri të martën, 29 qershor, në të kremten e shën Pjetrit e shën Palit, në kishat e gjithë botës do të mblidhen ofertat për Obolin e Shën Pjetrit, mbledhja tradicionale e fondeve për të mbështetur bamirësinë e Ipeshkvit të Romës ndaj atyre, që kanë më tepër nevojë, si edhe shërbimin e tij për Kishat e botës përmes Kuries Romake. Ata që dëshirojnë e kanë mundësi mund të japin një ofertë, edhe drejtpërdrejt, gjatë gjithë vitit, përmes faqes së internetit të Obolit.

https://www.obolodisanpietro.va/it.html    

https://www.obolodisanpietro.va/es.html    

https://www.obolodisanpietro.va/en.html    

“Në kohë krize - lexohet në faqen e internetit të Obolit – ndihet edhe më shumë nevoja që të gjithë ne të japim një shenjë konkrete të përkatësisë në Kishë dhe të dashurisë për Papën, si simbol i unitetit të saj. Edhe donacioni më i vogël ndihmon për ta mbështetur Papën Françesku në magjisterin e tij, në udhëheqjen e Kishës universale dhe në bamirësinë e tij”.

https://www.obolodisanpietro.va/it.html

Për të parë si përdoret Oboli për bamirësi dhe nisma në emergjenca të ndryshme, mund të konsultohen faqet e mëposhtme:

https://www.obolodisanpietro.va/it/carita-del-papa/interventi-caritativi.html

https://www.obolodisanpietro.va/es/carita-del-papa/interventi-caritativi.html

https://www.obolodisanpietro.va/en/carita-del-papa/interventi-caritativi.html

sidomos në kuadrin e pandemisë:

https://www.obolodisanpietro.va/it/carita-del-papa/emergenza-covid-19.html

https://www.obolodisanpietro.va/es/carita-del-papa/emergenza-covid-19.html

https://www.obolodisanpietro.va/en/carita-del-papa/emergenza-covid-19.html

Ende nuk është shuar jehona e udhëtimit të Papës në Irak, marsin e kaluar. Me fondet e Obolit, janë financuar ndërhyrjet në favor të asaj popullsie të martirizuar.

https://www.obolodisanpietro.va/it/carita-del-papa/progetti/2021/il-papa-per-iraq.html

https://www.obolodisanpietro.va/es/carita-del-papa/progetti/2021/il-papa-per-iraq.html

https://www.obolodisanpietro.va/en/carita-del-papa/progetti/2021/il-papa-per-iraq.html

Por Oboli shërben edhe për të siguruar misionin e Papës në shërbim të Kishës universale e të paqes në botë, përmes bashkëpunëtorëve të Kuries Romake.

https://www.obolodisanpietro.va/it/missione-della-santa-sede/dentro-il-vaticano.html

https://www.obolodisanpietro.va/es/missione-della-santa-sede/dentro-il-vaticano.html

https://www.obolodisanpietro.va/en/missione-della-santa-sede/dentro-il-vaticano.html

Shërbimi i kryer dhe përdorimi i fondeve, që janë grumbulluar muajt e fundit, shpjegohen imtësisht nga dikasteret e veçanta të Kuries.

https://www.vaticannews.va/it/taglist.chiesa-e-religioni.Vaticano.dentroilvaticano.html

https://www.vaticannews.va/es/taglist.chiesa-e-religioni.Vaticano.dentroilvaticano.html

https://www.vaticannews.va/en/taglist.chiesa-e-religioni.Vaticano.dentroilvaticano.html

https://www.vaticannews.va/fr/taglist.chiesa-e-religioni.Vaticano.dentroilvaticano.html

https://www.vaticannews.va/pt/taglist.chiesa-e-religioni.Vaticano.dentroilvaticano.html

Donacionet mund të bëhen përmes:

https://www.obolodisanpietro.va

Ose përmes Institutit për Veprat Fetare (IOR):

IBAN VA78001001000000019887028 për transferime në EURO

IBAN VA510010010000000000019887029 për transferime në U.S.$

Një mënyrë për të kontaktuar Zyrën e Obolit të Shën Pjetrit është e-maili: obolo@spe.va, ose përmes postës, duke shkruar në adresën: Zyra e Obolit, Sekretaria për Ekonominë, 00120 Città del Vaticano.

25 qershor 2021, 13:05