Foto e videomesazhit  tëi Papës me rastin e Ditës Botërore të Tokës Foto e videomesazhit tëi Papës me rastin e Ditës Botërore të Tokës 

Video e Papës, Fornos: “Sukses, që prek zemrat rinore”

Në pesëvjetorin e nismës, lindur për t’i jetuar së bashku me gjithë botën ndjetet e lutjes së Papës, drejtori ndërkombëtar i Rrjetit Botëror të Lutjes shpjegon arsyet e popullaritetit gjithnjë në rritje: “Është mënyrë e thjeshtë dhe e shkurtër për ta ndjerë veten në bashkim me Kishën”.

R. SH. - Vatikan

Kur, pesë vjet më parë, filloi nisma, Atë Fréderic Fornos nuk e priste suksesin planetar, që do të prekej me dorë. “Mendoja - tregon me emocionon drejtori ndërkombëtar i Rrjetit Botëror të Lutjes së Papës - se projekti do të zgjaste tre muaj, shumë shumë një vit. Ndërsa po shkon përpara shumë më gjatë”. Kjo video e vogël prej pak minutash, në të cilën Papa paraqet ndjetet e tij mujore të lutjes, për t’ia besuar mbarë botës, ka arritur në 155 milionë ndjekës në mjetet shoqërore të komunikimit e, deri tani, për të janë shkruar 17 mijë artikuj në shtypin  ndërkombëtar. “E duhet  kujtuar se mjetet e komunikimit, që dhanë ndihmesën e tyre  për arritjen e këtij suksesi, janë kryesisht ato vatikanase, sepse ky projekt, që në zanafillë, lindi në bashkëpunim edhe me Vatican Media”

Gjuhë e re   

Ideja e Rrjetit Botëror të Lutjes së Papës për të realizuar një video, të thjeshtë e të shpejtë, me të cilën Françesku do të mund të prekte zemrën e besimtarëve, duke i ftuar të bashkohen në lutje, në të katër anët e planetit, lindi në përfundim të Jubileut të Mëshirës, më 2016. Atë Fornos shpjegon se objektivi ishte të gjendej një gjuhë e re, që t’i ndihmonte të gjithë të luteshin për ndjetet e Atit të Shenjtë. Deshëm të shpjegonim pse ishte e rëndësishme, për shembull, të luteshim për vëllazërimin njerëzor ose për paqen, siç na kërkon Papa. E jo vetëm e kërkon, por edhe e bën vetë i pari, me fjalët e tij, e ky, besoj, është kyçi i suksesit.

Video e ndjekur kryesisht nga të rinjtë

Një e dhënë tjetër vë në dukje popullaritetin  e Videos së Papës: përkthehet në 23 gjuhë, duke përfshirë edhe atë Filipine e Maya-Q’eqchi. “Nuk  e porositëm ne përkthimin në Maya-Q-eqchi. E përkthyen banorët e Guatemalës e të Belizes, që më kërkuan ta bëj të njohur faktin se shumë të rinj  e ndjekin me dëshirë Videon e Papës dhe e përhapin përmes të gjitha formave të mundshme të mjeteve të komunikimit. Është mënyrë për ta ndjerë veten në bashkim me Papën e me misionin e Kishës.

Bashkësi botërore

Të çudit fakti se rreth kësaj videoje të vogël të Papës, mblidhet një bashkësi e mirëfilltë. Atë Fornos pohon: “Kur e botojmë videon e Papës, ndjejmë një reagim të fuqishëm, që arrin tek zyrat tona kombëtare, të përhapura në mbarë botën e komentet që bëjnë njerëzia, na çudisin e na kujtojnë se tashmë jemi të gjithë të bashkuar, pa cënuar fare identitetet tona  të panumërta”.

28 maj 2021, 11:34