2021.05.06 Presidente Confederazione Svizzera Guy Parmelin 2021.05.06 Presidente Confederazione Svizzera Guy Parmelin

Takimi Papës me presidentin e Konfederatës zvicerane

Përforcimi i marrëdhënieve tё mira e bashkëpunimi mbë çështjet kryesore ndërkombëtare. Kёto argumentet qё u ripohuan sot paradite në takimin qё u mbajt në Vatikan

R.SH. - Vatikan

Në ditën e betimit të Rojeve Zvicerane, sot paradite në Vatikan, u zhvilluan bisedimet ndёrmjet Papёs Françeskut dhe Presidentit të Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin. Gjatë takimit – njofton Zyra e Shtypit tё Vatikanit - u pёrmend "shërbimi bujar i Rojeve Papnore Zvicerane". Marrëdhëniet e mira dhe "bashkëpunimi i frytshëm" midis Selisë së Shenjtë dhe Konfederatës Zvicerane u riafirmuan më pas, veçanërisht mbi çështjet kryesore ndërkombëtare dhe fushat me interes të përbashkët, njëqind vjet pas rifillimit të marrëdhënieve diplomatike.

Më pas, Presidenti i Konfederatës Zvicerane u takua me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit tё Vatikanit, i shoqëruar nga Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

08 maj 2021, 20:52