Bibla Bibla 

Papës iu dhurua një përkthim i Biblës në dialektin piaçentin

Françesku mori, sot paradite, një dhuratë, e cila e gëzoi pa masë. Ia dhuroi Luigi Zuccheri, pensionist 78 vjeç. Eshtë një kopje e Shkrimit Shenjt përkthyer nga autori në dialektin e vendit të vet, që më pas u bë vepër me 10 vëllime

R. SH. - Vatikan

Lajmi që solli “amanuensi i mijëvjeçarit të tretë”, i cili do të shkonte  te Papa, qarkulloi qysh prej një jave në mediat lokale. Sepse vepra, që kishte përkthyer, e shkuar me dorë, qe bërë e njohur prej muajsh me emrin “Bibla në piasintein”, Bibla në dialektin piaçentin, punë monumentale prej çertozini, realizuar gjatë katër vjetësh, me 4 mijë faqe e 10 vëllime. Papa mbeti tejet i prekur nga dhurata. Por edhe më shumë e prekën fjalët e autorit:

“Më thoshte se lexonte, lutej e përkthente. Dëshiroj ta falënderoj për këtë gjest e t’ju kujtoj edhe një herë ta lexoni Biblën, ta lexoni Fjalën e Zotit, për të gjetur aty forcën për jetën e edhe - e këtë e përsëris - për ta mbajtur me vete gjithnjë Besëlidhjen e Re, një Ungjill xhepi: në çantë, në xhep, që të mund ta lexoni në çdo çast të ditës. Kështu do të gjejmë Jezusin  në Shkrimin  Shenjt”.

Tani një kopje e Biblës, shkruar me dorë, në dialekt, u shtohet kryeveprave të pafundme - në gjuhë e dialekte të ndryshme -  thesar, që ruhet në raftat e Bibliotekës së Vatikanit. E cila pret gjithnjë dorëshkrime të reja të Shkrimit Shenjt, në gjuhë zyrtare e në dialektet e panumërta, që fliten e shkruhen në botën e madhe.

 

30 maj 2021, 14:47