Papa: “Rezando voy është program jete, bën mirë”

Videomesazh i Papës Françesku me rastin e 10-vjetorit të Aplikacionit në internet, nisur në vitin 2011 nga jezuitët në Spanjë, që ofrojnë një lutje ditore të shoqëruar me lexime liturgjike, poezi, muzikë: “Ecni përpara”

R.SH. - Vatikan

“Ecni përpara me projektin, i cili bën shumë të mira”. Papa Françesku, me një videomesazh, inkurajon grupin e “Rezando voy”, nismë e Shoqërisë së Jezusit në Spanjë, e koordinuar nga Grupi i Komunikimit Loyola, që kremtoi 10-vjetorin më 25 maj. Është fjala për një aplikacion në internet, krijuar në vitin 2011, që ofron një lutje zanore çdo ditë, gjatë gjithë javës, shoqëruar me lexime biblike, poezi, fotografi e muzikë.

Bekimi i Papës Françesku

Për Papën Françesku, propozimet e Aplikacionit janë “një program i vërtetë jete”, siç shprehet ai në videomesazhin e transmetuar më 29 maj, gjatë një takimi online për kremtimin e 10-vjetorit, karakterizuar nga ndërhyrje dhe dëshmi prej gjithë botës. Papa i përshëndet pjesëmarrësit dhe pohon: “Për atë që bëni: faleminderit, vazhdoni të mbillni, ecni përpara me projektin, i cili bën shumë të mira”.

29 maj 2021, 18:30