Papa: kush luan basket, shikon lart; të rinjtë nuk duhet të shikojnë kurrë poshtë!

Sot paradite Françesku priti në audiencë, në Sallën Klementine, në Vatikan, një delegacion të Federatës Italiane të Basketbollit. Pasi u kujtoi lojën e diskutuar të vitit 1955, në Sheshin e Shën Pjetrit, para Piut XII, Papa u foli për rëndësinë që ka “loja në skuadër, e luajtur me disiplinë.

R.SH. - Vatikan

Një ftesë për të bërë skuadër, me disiplinë. E më pas, edhe një detyrë: “T’i mësojnë të rinjtë ta ngrenë shikimin lart, posaçërisht ata, që e kanë zakon të shikojnë poshtë. Pa harruar kurrë se kush luan basketboll, shikon drejt qiellit. Me këto fjalë i priti Papa Françesku lojtarët.

Një shekull histori

Federata Italiane e Basketbollit është organ drejtues i këtij sporti në Itali. E krijuar në nëntor të vitit 1921, përgatitet të kremtojë njëqind vjetorin e  themelimit. Në fillim quhej Federazione Italiana Basket-Ball. FIP (Federazione Italiana Palacanestro) e ka selinë në Romë, është  e lidhur me Coni-n (Comitato Olimpico Nazionale Italiano) e anëtare e FIBA (Fédération Internationale de Basketball) në nivel ndërkombëtar, ku përfaqësohet nga skuadra mashkullore e femërore. Që nga viti 2013 president  i saj është Gianni Petrucci, në këtë rol  edhe në vitet 1992- 1999. Këto vite, e pikërisht  më 1994, lojtarët e basketbollit të Serisë A u njohën për herë të parë si profesionistë.

31 maj 2021, 12:05