Vullkani në shpërthim Vullkani në shpërthim 

Shpërthen vullkani La Sufrière: Françesku lutet për të shpërngulurit

Fjalët e Papës në një telegram nënshkruar nga kardinali Parolin. Autoritetet e Shtetit të Shën Vinçencit e Grenadines, në Antilet e Vogla, dhanë urdhër për evakuimin e një pjese të ishullit, për të shmangur tragjedinë e mundshme humanitare.

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku, në një mesazh nënshkruar nga kardinali Pietro Parolin, sekretar i Shtetit të Vatikanit, siguron  se “është pranë të gjithë atyre, që u dëmtuan rëndë nga shpërthimi i vullkanit La Soufrère, në shtetin ishullor qendroamerikan të Shën Vinçencit e Grenadine, në Antilet e Vogla”. Papa i drejton Zotit lutjen kryesisht “për të shpërngulurit, që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre e edhe për ata, që po japin ndihmesën për të lehtësuar gjendjen aktuale. Ati i Shenjtë ia beson gjithë popullsinë  provanisë plot dashuri të Zotit të Gjithëpushtetshëm”.

Vullkani e nisi shpërthimin më 9 prillin e kaluar, pas 40 vjet heshtjeje të plotë. Shpërthimi i vitit 1902 pati shkaktuar vdekjen e 1.680 vetëve, ndërsa  i fundmi, ai i 1979-tës, nuk shkaktoi asnjë viktimë, falë alarmit që u dha në kohën e duhur. Autoritetet e Shtetit dhanë urdhër për zbrazjen e një pjese të Ishullit të Shën Vinçencit, për shkak të llavës shkatrrimtare që vijon të vjellë gryka e vullkanit.

23 prill 2021, 14:06