Kërko

2021.04.07 Udienza Generale 2021.04.07 Udienza Generale

Papa: Zoti tё ka nё zemёr

Papa: “Zoti nuk heq dorë, Ai tё ka në zemër pikërisht ty që ende nuk e njeh bukurinë e dashurisë së tij, ti që akoma nuk e ke pranuar Jezusin në qendër të jetës tёnde, ti që nuk mbërrin ta tejkalosh mëkatin tënd”.

R.SH. - Vatikan

“Zoti nuk heq dorë, Ai tё ka përzemër pikërisht ty që ende nuk e njeh bukurinë e dashurisë së tij, ti që akoma nuk e ke pranuar Jezusin në qendër të jetës tёnde, ti që nuk mbërrin ta tejkalosh mëkatin tënd”. Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, sot mё 19 prill 2021, nё faqen @Pontifex.

Zemra e Zoti i kujton të gjithë njerëzit

Zoti hyn në jetën e njeriut në majë të gishtërinjve. Atëherë në zemra ndizet një shkëndijë dashurie e një flakëz feje, e cila na shndërron e na ndihmon të gjejmë rrugën e drejtë, rrugën e fesë, që çon te Ati. “Para syve tanë, çdo ditë, kemi pamje të dhunshme, fytyra të pamëshirshme, zemra të ngurta e të pikëlluara”. Kështu tha Papa Françesku në fjalimin drejtuar rregulltarёve Pallotinë, gjatë audiencës së 10  tetorit 2016, në Vatikan. “Kemi kaq shumë nevojë për të kujtuar zemrёn e Atit Qiellor, zemra e të cilit i kujton të gjithë njerëzit dhe e do shpëtimin e çdo njeriu.

‘Zoti kujton’, gjithnjë, nuk e harron asnjë nga ata, që krijoi, pati pohuar Françesku në lutjen e të Engjëllit të Tënzot, tё 3 nёntorit 2013, në Sheshin e Shën Pjetrit, duke folur për takimin e Jezusit me publikanin, Zakeun, sipas rrëfimit të Ungjillit. Papa kujtoi se “Hyji është Atë, syhapët e dashamir. Pret përherë që në zemrën e birit të rindizet dëshira e kthimit në shtëpi. E kur sheh një shkëndijë të vetme, edhe të pavetëdijshme, vrapon shpejt pranë tij e, duke e falur, ia lehtëson udhën e kthimit”.

Në udhën e mirëfilltë të jetës së krishterë, kujton shpesh Papa, lutja krijon mundësitë që Zoti të hyjë në sferën e ndjenjave, të vullnetit, të zemrës, duke ndjekur udhёn e pёrngjasimit me zemrёn e Tij tё mëshirshme Hyjnore. T’ia hapim plot besim zemrën tonë Zotit: ky është hapi i parë i lutjes; jo vetëm ta dëgjojmë fjalën, por ta hapim zemrën në praninë e Zotit; pastaj të bisedojmë përzemërsisht me Të, duke e ndjerë të pranishëm në shpirt; më pas - gjë shumë e natyrshme – t’ia paraqesim nevojat tona; e, së fundi, ta lavdërojmë e ta falënderojmë me vepra dhe me jetë.

Të veprojnë me një zemёr tё re

Tё krishterët janё– nënvizoi Papa Françesku –  janё të thirrur të veprojnë me një zemёr tё re, me njё hov të ri për të zgjuar besimin nё zemrat e njerёzve dhe për të ndezur sërish dashurinë, posaçërisht te shtresat më të brishta të popullsisë, te ata që janë të varfër shpirtërisht e materialisht”.

Shëna Ndou i Padovës, festёn e tё cilin e kremtuam mё 13 qershorin e kaluar, na porosit: “Në se predikon Krishtin, ai i shkrin zemrat e ngurrëta; në se i lutesh, Ai i ëmbëlson tundimet e hidhura; në se mendon për Të, ta mbush zemrën plot dritë; në se e lexon, Ai ta shuan etjen e mendje".

19 prill 2021, 12:24