2021.01.20 Udienza Spezia Calcio 2021.01.20 Udienza Spezia Calcio

Papa: sporti si skuadër nё shёrbim të dialogut

Në përfundim të audiencës së përgjithshme Papa kujtoi Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillimin dhe Paqen, themeluar nga Kombet e Bashkuara, kremtuar dje mё 6 prill.

R.SH. – Vatikan

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, mbajtur sot paradite nё Vatikan, Papa Françesku kujtoi Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillimin dhe Paqen, themeluar nga Kombet e Bashkuara, kremtuar dje:

Uroj që përvoja e sportit të mund të shikohet si ngjarje e skuadrës, për të favorizuar dialogun solidar ndërmjet kulturave e popujve tё ndryshëm.

Për këtë rast, Papa kujtoi gjithashtu edhe shoqatën sportive të Vatikanit të themeluar në 2019

Kam kënaqësinë të inkurajoj  Atletikën Vatikanase ta vijojë angazhimin për  mbrojtjen e kulturës së vëllazërimit në fushën sportive, duke u kushtuar vëmendje të veçantë njerëzve më të ligshtë e duke u bërë, kështu, dëshmitarë të paqes”.

07 prill 2021, 15:34