Divina misericordia Divina misericordia

Papa: pёr Zotin ti je unik, tejet i çmuar

Papa: “Për Hyjin ti je ajo monedhë e vogël të cilë Zoti e kërkon pa pushim: Ai dëshiron tё thotë se ti je i çmuar para syve tё tij, unik. Në zemrën e Zotit askush nuk mund tё zëvendësojë ty”.

R.SH. - Vatikan

Për Hyjin ti je ajo monedhë e vogël të cilë Zoti e kërkon pa pushim: Ai dëshiron tё thotë se ti je i çmuar para syve tё tij, unik. Në zemrën e Zotit askush nuk mund tё zëvendësojë ty”. Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, sot mё 20 prill 2021 nё faqen @Pontifex.   

Zoti i kërkon të gjithë njerëzit

Zoti i do të gjithë, nuk hedh poshtë asnjërin, pohoi Papa Françesku gjatë audiencës së përgjithshme tё 4 majit 2016, duke komentuar shëmbëlltyrën  ungjillore tё deles së humbur. Për Jezusin - sqaroi Ati i Shenjtё Bergoglio- nuk ka asnjë dele të humbur, që nuk mund të gjindet.  Kurrë! Deri në çastin e fundit, Zoti vijon të kërkojë. Mendoni për hajdutin e mirë; në vizionin e Jezusit askush nuk është përfundimisht i humbur e, prandaj, edhe duhet kërkuar, duhet gjetur. S’ka  rrugë aq të largët, që mund ta pengojë bariun të vihet në kërkim të deles së humbur; e s’ka grigjë, që mund të heqë dorë nga një vëlla. Ta gjejë të humburin është gëzimi më i madh për bariun e për Zotin, por edhe gëzimi më i madh për gjithë grigjën.

20 prill 2021, 15:10