Corinto, Cuaca, Colombia,  march 26, 2021 Corinto, Cuaca, Colombia, march 26, 2021 

Papa: pranë Kishës kolumbiane e popullsisë së Jugperëndimit e Paqësorit

Ati i Shenjtë përsërit, përmes një telegrami, dënimin për aktet e përsëritura të dhunës në Kolumbi, duke i siguruar për afërsinë e tij, njerëzit që jetojnë në mes të kësaj vuajtjeje në Jugperëndimin e Paqësorit

R. SH. - Vatikan

i mori lajmin e trishtuar të akteve të përsëritura të dhunës, nga të cilat vuajnë banorët e zonës së Paqësorit jug-perëndimor të vendit tuaj e duke njohur angazhimin e ipeshkvijve, të priftërinjve, rregulltarëve e laikëve, në kërkim të vazhdueshëm për të rindërtuar lidhjet e paqes në gjithë rajonin, Ati i Shenjtë përsërit dënimin për këto akte, duke i siguruar njerëzit që jetojnë në mes të vuajtjes, për afërsinë e tij”.

Kështu i shkruan, në një telegram, sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, kryetarit të Konferencës ipeshkvnore kolumbiane, imzotit Oscar Urbina Ortega, kryeipeshkëv i Villavicencio, pas qëndrimeve të përsëritura të ipeshkvijve të zonës jug-perëndimore e të paqësorit në Kolumbi. Papa kujton edhe se lutet për viktimat e shumta të dhunës.

“Pikërisht me rastin e 9 prillit, Ditë kombëtare e viktimave, në përvjetorin e vrasjes së Jorge Eliécer Gaitan (1948) - shpjegon në agjencinë Sir, nga Bogotá, specialisti i të drejtave të njeriut, Cristiano Morsolin - bëhet i njohur telegrami i Papës Françesku (datuar 29 mars) që, përmes kardinalit Parolin, u shpreh solidaritetin dhe afërsinë ipeshkvijve e laikëve,  posaçërisht atyre, që predikojnë ungjillin e mëshirës e të drejtësisë në rrethanat e dhunës strukturore, si këto që vërehen në zonën e paqësorit, e cila sot kontrollohet e sundohet krejtësisht nga trafikantët. Kleri vendas njihet si zë autoritar, që i kundërvihet mafieve e dhunës së padronëve të luftës. Ndërkaq, në një kartelë të sindikatave e të organizatave, po organizohet, për datën 28 prill, një grevë kombëtare”.

09 prill 2021, 14:03