I Lumi i ri venezuelan, José Gregorio Hernández Cisneros I Lumi i ri venezuelan, José Gregorio Hernández Cisneros

Mjeku i të varfërve, bashkëpajtor i një cikli studimesh në Universitetin Lateranens

Me një kirograf, Papa Françesku ia besoi kursin në Shkencat e Paqes, themeluar në vitin 2018, në Universitetin e Lateranit në Romë, mbrojtjes shpirtërore të mjekut venezuelan José Gregorio Hernández Cisneros, i cili do të shpallet i Lum nesër. Meshë falënderimi në famullinë romake të Shën Marisë në Monti

R.SH. - Vatikan

I lumi Gjoni i Paqes, terciar françeskan i shekullit të 13-të, u zgjodh nga Papa në nëntor 2018, mbrojtës i ciklit të ri të Studimeve në Shkencat e Paqes në Universitetin e Lateranit. Atij i shtohet tani edhe figura e mjekut venezuelan, José Gregorio Hernández Cisneros, që nesër do të lartohet në nderimet e altarit si i Lum i ri i Kishës Katolike. Njeriu që bashkoi shkencën me fenë, duke u shërbyer më të fundmëve, ishte edhe ai terciar françeskan, por jetoi 700 vite pas Gjonit.

         Vendimin e mori sot Papa Françesku, i cili, me një kirograf e shpalli të Lumin e ri bashkëpajtor të të njëjtit cikël studimesh. Nesër, lumnimi i Hernandez bëhet në Karakas, ndërsa të dielën, më 2 maj, në famullinë e Shën Marisë në Monti, në Romë, bashkësia venezuelane mblidhet për një meshë falënderimi, kremtuar nga Zëvendësi i Sekretarisë së Shtetit, imzot Edgar Peña Parra.

29 prill 2021, 14:21