Papa Gjon Pali II Papa Gjon Pali II 

Lutje e Gjon Palit II, Mëshirës Hyjnore

Me këtë lutje, Papa Gjon Pali II ia besoi Mëshirës Hyjnore fatet e mbarë botës

R. SH. - Vatikan

O Zot, Atë i mëshirshëm,

që na e zbulove dashurinë në tand Bir, Jezu Krishtin

dhe e reshe mbi ne në Shpirtin Shenjt, Ngushëllues!

Po  t’i besojmë sot fatet e botës, e fatet  e çdo njeriu.

Përkulu mbi ne, mëkatnorët,

shëroje ligështinë tonë,

zhduke, o Zot, çdo ligësi,

premto që të gjithë banorët e tokës

të ngushëllohen nga mëshira Jote

e të gjejnë në Ty,

o Zot i vetëm në Tri Vetje,

gurrën pashterrshme të shpresës!

O Atë i Amshuar,

pash Mundimet e Ngjalljen e tand Bir,

ki mëshirë për ne edhe për botën mbarë!

Amen.

12 prill 2021, 11:52