Në Vatikan vijon vaksinimi i të varfërve Në Vatikan vijon vaksinimi i të varfërve 

23 prill. Shën Gjergji: Papa e kremton ditën emrit me të varfrit

Një grup prej 600 vetësh, ndër më të varfërit e më të harruarit nga bota, morën sot, në Sallën Pali VI, dozën e dytë të vaksinës kundër-Covid, Lëmoshtari: do të jenë edhe të ftuarit në festën e Papës.

R. SH. - Vatikan

600 të varfër të tjerë do të marrin sot, 23 prill, në Vatikan, dozën e dytë të vaksinës. Sipas njoftimit të Lëmoshtarisë Apostolike, pikërisht në ditën e kujtimit liturgjik të Shën Gjergjit martir, dita e emrit e Papës Françesku, të varfrit janë rishtas në qendër të vëmendjes së Atit të Shenjtë. Një grup prej 60 vetësh, ndër më të varfrit e më të harruarit nga bota, do të marrin, në Sallën Pali VI, në Vatikan, dozën e dytë të vaksinës kundër Covid -19.

“Këto gra e këta burra - kujton lëmoshtari papnor Konrad Krajewski - bëjnë pjesë në grupin e 1.400 të varfërve të fushatës vaksinuese, nisur në Javën e Madhe nga Lëmoshtaria Apostolike, në bashkëpunim me shoqata të tjera. Por nuk do të marrin vetëm vaksinën. I pret edhe një dhuratë tjetër.  Të posavaksinuarit do të jenë edhe të ftuarit në festën për ditën e emrit të  Papës. E papritur tejet prekëse për ta, kjo ftesë e Atit të Shenjtë: të vaksinuar e të gostitur nga vetë Françesku.

Lëmoshtari Apostolik e shfrytëzoi këtë rast edhe “për t’i falënderuar  njerëzit dhe grupet, që morën pjesë në nismën “Një vaksinë pezull”…, duke ua mundësuar, me një gjest të vogël afërsie, vaksinimin, vendeve që, pa këtë dorë të shtrirë, nuk do të kishin mundësi të vaksinoheshin.

23 prill 2021, 10:22