IRAQ-VATICAN-POPE IRAQ-VATICAN-POPE 

Papa nё Irak: programi i ditёs sё parё

Papa Françesku në Irak, shtegtar i paqes në tokën e Abrahamit. Filloi, pra, sot shtegtimi i 33-të apostolik i Papёs Françeskut nën shenjën e motos ungjillore “Jeni të gjithë vëllezër”, e do të zgjasë deri më 8 mars. Etapat kryesore tё këtij udhëtimi ndёrkombёtar apostolik të Papës janë Bagdadi, Najaf, Ur, Erbil, Mosul dhe Qaraqosh.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku mbërrini sot në Irak, si shtegtar i paqes në tokën e Abrahamit. Filloi, pra, sot shtegtimi i 33-të apostolik i Papёs Françeskut  nën shenjën e motos ungjillore “Jeni të gjithë vëllezër”, e do të zgjasë deri më 8 mars. Etapat kryesore tё këtij udhëtimi ndёrkombёtar apostolik të Papës janë Bagdadi, Najaf, Ur, Erbil, Mosul dhe Qaraqosh.

Papa Françesku shoqërohet në udhëtimin e tij të 33-të ndërkombëtar nga fugurja e Zojës së Loretos, Pajtore e aviatorëve. Ftesë për ta mbajtur në zemër Virgjërën Shenjte, sepse, pohoi Papa, është Zoja Bekuar që na ndihmon për të qenë më njerëzorë e më vëllezër. Kujtojmё se Ati i Shenjtё Bergoglio është Papa i parë, që shkel në Irak, djep i qytetërimit ndërmjet lumenjve Tigri e Eufrati, pёr tё çuar dritën e Ungjillit dhe fjalët e vëllazërimit të vërtetë në një tokë, ku vijojnë të fryjnë erërat e dhunёs e tё luftës.

Programi i ditës së parë tё vizitёs sё Papёs

Dita e parë e udhëtimit të Papёs Françesku në Irak i kushtohet kryeqytetit irakian, Bagdadit, ku aeroplani papnor mbërrini në orёn 14,00 (12,oo me orën evropiane).

Programi i ditёs sё parё nisi me takimin e Papёs me kryeministrin Irakian, Mustafa Abdellatif Mshatat, i njohur si Al-Kadhimi,  në sallën Vip të aeroportit të Bagdadit. Më pas, në Pallatin presidencial mbahet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes dhe vizita e mirësjelljes presidentit të Republikës irakiane, Barham Ahmed Salih Qassim, në studion private të Pallatit.

Në përfundim tё takimit privat me Presidentin e Iraku, nё orёn 14.45 evropiane Papa Françesku takon autoritetet e vendit, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik, me kёtё rast mban edhe fjalimin e parë zyrtar.

Pas takimit me autoritetet e shoqërinë civile, nё Katedralen katolike “Zoja e Shpëtimit” nё  Bagdad, Papa ka nё program takimin e parё me Kishёn siro-katolike tё Irakut, gjatё cilit përqafon ipeshkvijtë, priftërinjtë, rregulltarët, seminaristët e katekistët. Nё takim me Kishёn siro-katolike, Papa mban fjalimin e dytё tё ditёs sё parё tё shtegtimit apostolik nё Irak.

05 mars 2021, 13:40