Repart Covid-19 në Romë Repart Covid-19 në Romë

Papa lutet për viktimat e Covid-19 në Itali, për të sëmurët dhe për kë i ndihmoi

Në një tweet, Papa Françesku bëhet i afërt me mbi 100.000 viktimat e pandemisë së koronavirusit në Itali, në kremtimin e sotëm të Ditës së parë kombëtare të lutjes për kujtimin e tyre.

R.SH. - Vatikan

“#Tëlutemisëbashku për më se 100.000 viktimat italiane të Covid-19: shumë njerëz ndërruan jetë, për shkak të sëmundjes e, shumë të tjerë e dhuruan jetën në shërbim të të sëmurëve. Zoti i pranoftë dhe i ngushëlloftë familjet e tyre”. Ky është tweet-i, me të cilin - nga faqja @Pontifex - Papa deshi të bashkohej me dhimbjen dhe lutjen, që sot, në Itali, shoqëron dhe mbështet shumë familje, të cilat kanë humbur të afërmit muajt e fundit, shkëputur nga gjiri i tyre, për shkak të Covid-19. Ati i Shenjtë dëshiron të kujtojë, në Ditën kombëtare Italiane kushtuar atyre, si të sëmurët nëpër spitale, ashtu edhe të gjithë ata, që nuk u kursyen për t’u shërbyer, si mjekët, infermierët, asistentët.

18 mars 2021, 15:56