Kërko

Papa gjatë meshës në Erbil, udhëtimi i i tij i 33-të apostolik në Irak Papa gjatë meshës në Erbil, udhëtimi i i tij i 33-të apostolik në Irak

Iraku, gjithnjë në zemrën e Papës Françesku

Në përshëndetjen përfundimtare, pas meshës së kremtuar në stadiumin Hariri të Erbilit, Papa Françesku i ftoi bashkësitë e Irakut të “punojnë së bashku, në unitet, për një ardhmëri në paqe e begati, që nuk lë mbrapa dhe nuk diskriminon askënd”

R.SH. - Vatikan

“Zoti i bekoftë të gjithë! Zoti e bekoftë Irakun! Allah ma’akum (Zoti qoftë me ju)”. Këto, fjalët e fundit të Papës Françesku, gjatë përshëndetjes në fund të meshës së kremtuar në stadiumin Hariri të Erbilit, kur u mbyll dita e tretë e udhëtimit të tij apostolik në Irak.

Martirët, yje që shndrisin së bashku

         Papa pati fjalë të sinqerta vlerësimi për të krishterët e traditave të tjera, përfaqësuar në meshë nga Katolikosi-Patriark i Kishës Asire të Lindjes, Mar Geëargis III. “Martirët tanë – i tha – shndrisin së bashku, yje në të njëjtin qiell!”.

Veprat e mira të Kishës

         Pastaj përshëndeti autoritetet katolike e ato civile, duke vënë në dukje se gjatë ditëve të kaluara në Irak, dëgjoi zërat e dhimbjes e të ankthit, por edhe ato të shpresës e të ngushëllimit. E kjo, në një pjesë të madhe, është meritë e veprave të mira, që kryen Kisha dhe organizatat bamirëse të saj në vend.

“Iraku – përfundoi Ati i Shenjtë -  do të mbetet gjithnjë në zemrën time. U kërkoj të gjithëve, të dashur vëllezër e motra, të punoni së bashku, në unitet, për një ardhmëri në paqe e begati, që nuk lë askënd mbrapa e nuk diskriminon askënd”.

Lutja për të krishterët e tjerë e për njerëzit vullnetmirë

Lutjet e Papës Françesku për anëtarët e bashkësive fetare dhe për të gjithë njerëzit vullentmirë i shoqëruan pjesëmarrësit në meshë gjatë kthimit nëpër shtëpi, së bashku me përshëndetjen e Atit të Shenjtë:

“Salam, salam, salam! Shukran! (faleminderit)… Allah ma’akum (Zoti qoftë me ju)”

07 mars 2021, 16:15