Papa Françesku u kthye nga Iraku. Lutja në bazilikёn e Zojёs sё Madhe

Pas fluturimit nga Bagdadi avioni qё kthente Papёn Françesku u ul në aeroportin Ciampino, afёr Romёs, nga ku Ati i Shenjtё shkoi drejtё në bazilikën romake tё Zojёs sё Madhe duke sjellë me vete një buqetë me lule nga Iraku.

R.SH. - Vatikan

Udhëtimi i 33-të apostolik i Papёs Françeskut përfundoi rreth orës 12.20, në aeroportin e Romës, në Ciampino. Ati i Shenjtё Bergoglio nga e premtja e kaluar deri tërë ditën e djeshme vizitoi vende të shumta në Irak, me takime, kremtime dhe momente që pёr nga vlerat e përmbajtjes u përcaktuan si ngjarje historike. Në bordin e avionit papnor ishin edhe rreth shtatëdhjetë gazetarë, të cilët dokumentuan fjalët dhe gjestet e Papës nga mbërritja në Baghad e deri te turma e djeshme e  popullit nё Meshën kremtuar në Erbil, e cila kurorëzoi më shumë se 72 orë tё shtegtimit papnor nё tokёn e Abrahamit me intensitet të lartë njerëzor dhe shpirtëror.

Pasi mbërriti në Ciampino,  njofton zyrën e shtypit të Vatikanit, Papa Françesku "u ndal për t'u lutur në Bazilikën romake tё Zojёs sё Madhe ( Santa Maria Maggiore), përpara ikonës së Virgjërës Mari Salus Populi Romani, në altarin e së cilës vendosi një buqetë me lule të sjellë nga Irak.

Pra, Papa Françesku u largua nga Iraku pasi përqafoi komunitetin katolik vendas, i cili në një farë mënyre doli nga katakombet në të cilat e kishte mbyllur tmerri xhihadist, por krijoi edhe marrëdhënie të reja gjatë udhës së dialogut ndërfetar - me dialogun e gjatë që pati me Ajatollah Al- Sistanin, autoritetin më tё lartë shiit tё vendit - dhe me udhëheqësit e tjerë fetarë të mbledhur e tё bashkuar simbolikisht në Rrafshin e Urit të Kaldejve, vendin e nisjes së Abrahamit drejt Tokës së Premtuar që tani, me urimet e bekimin e Papës Françesku, bëhet vend i paqes për i gjithë Lindjen e Mesme. Duke komentuar për Radio-Vatikanin - Vatican News atë që  ndodhi ditët e fundit në Irak, Kardinali Louis Raphaël I Sako, Patriarku i Babilonisë së Kaldeasve, foli për një kohё “shprese” për të krishterët dhe myslimanët.

08 mars 2021, 13:17