Angelus Angelus 

Françesku: mafiet, duke shfrytëzuar pandeminë, po pasurohen me korrupsion

Në përfundim të lutjes së Engjëllit, Françesku kujtoi Ditën e sotme të Memories e të angazhimit në kujtim të viktimave të mafieve, e ftoi të përtërihet angazhimi kundër mafieve.

R. SH. - Vatikan

Mendimi i Papës, pas lutjes mariane, shkoi tek kjo e dielë në të cilën, në Itali, kremtohet Dita e kujtimit dhe e angazhimit, në kujtim të viktimave të pafajshme të mafieve:

“Mafiet janë të pranishme në të katër anët e botës e, duke shfrytëzuar pandeminë, po pasurohen me korrupsion”- këtë theksoi Papa.

Dita

Më 1 mars 2017, Dhoma e Deputetëve miratoi njëzëri propozimin e ligjit për shpalljen e 21 marsit “Ditë e kujtimit dhe e impenjimit në kujtim të viktimave  të mafieve”. U caktua pikërisht 21 marsi, sepse dita e fundit e dimrit dhe e para e pranverës. Domethënë, ditë që e rizgjon kujtimin e viktimave të mafieve!  

Françesku kujtoi edhe angazhimin e pararendësve të tij kundër mafieve, duke nisur nga Gjon Pali II, që e denoncoi “kulturën e tyre të vdekjes”, për të vijuar me Benediktin XVI, i cili i quajti mafiet “udhë të vdekjes”. Për Papën, "këto struktura mëkati, struktura mafioze, në kundërshtim të plotë me Ungjillin e Krishtit, e  shndërrojnë fenë në idhujtari”. Së fundi, ftesa e Françeskut:

“Sot i kujtojmë të gjitha viktimat e përsërisim angazhimin tonë kundër mafieve!”.

 

21 mars 2021, 14:39